• |
ide | kryesore

Avokati italian përgënjeshtron lajmin se Nazer Seiti është penduar

Lajme, Të fundit



Lajmi që shpërndau gazetari Basir Çollaku nga profili i tij në Facebook dhe që bëri xhiron e portaleve online është përgënjeshtruar nga gazetarët italianë të Meridionews.

“Bashkëpunon apo nuk bashkëpunon? Dosja “Rosa dei venti” (Trëndafili i erërave) pasurohet me një mister tjetër, protagonist i të cilit është Nazer Seiti, 41 vjeç, i ekstraduar nga Shqipëria në fillim të 2018 pasi u arrestua në tetor nga policia italiane. Sipas disa spekullimeve, që nuk gjejnë asnjë konfirmim, i arrestuari duhej të takohej sot me prokurorët e Katanias” shkruan Meridionews.

Seiti sipas gazetarëve italianë gjendet ende në Romë, ku po mbahet në burgun e Rebibbia. Sipas tyre nuk ka asnjë transferim në Katania, sipas asaj që shkruante gazetari Basir Çollaku në rrjetet sociale.

“Për Seitin, njësoj si për të hetuarit e tjerë, prokuroria e ka mbyllur dosjen dhe bashkë me Habilajt dhe të tjerët, përfshirë edhe të arrestuar italianë, pritet të dalin në gjykim” shkruan Meridionews.

Seanca e parë sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet pas disa javësh, shkruan Meridionews që thotë se nuk është përcaktuar ende një datë.
Nazer Seiti u arrestua gjatë një aksioni në Babicë të Vlorës, ku u kapën mbi 3 ton kanabis. Prokuroria shqiptare e akuzon se është pjesë e grupit kriminal të Habilajve, kushërinjve të Saimir Tahirit që trafikonin drogë dhe armë drejt Italisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon Saimir Tahirin se ka shpërdoruar detyrën si Ministër i Brendshëm duke u bërë pjesë e trafikut të drogës drejt Italisë.

Nazer Seiti është përfolur si i penduari i dosjes Tahiri-Habilaj, por lajmi është përgënjeshtruar për Meridioneës nga avokati i tij italian Maurizio Catalano. Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati i tij shqiptar, Detar Hysi.©Lapsi.al



3 Comments

  1. o bushato .. po ti sikur shkrujte tjeter gjo sot n mjes o lale
    care nuk shkrujte mo
    lloj lloj gjonash qi tashi po dalin tgjitha rrena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *