• |
ide | kryesore

Dwayne Johnson baba për të tretën herë

Paparazzi, Slider



Dwayne Johnson është bërë baba për herë të tretë. Aktori deklaroi se ai dhe e dashura e tij Lauren Hashian janë bërë prindër të një vajze.

Johnson zgjodhi Instagramin për të bërë lajmërimin dhe ndau me ndjekësit e tij një foto të tijën dhe të vajzës së sapoardhur në jetë në një kreva spitali. Çifti e ka quajtur vogëlushen Tiana Gia.

Foton e shpërndarë në Instagram, Johnoson e ka shoqëruar me një shkrim të gjatë ku flet për ndjeinjat e tij si dhe për admirimin që ka për të dashurën e tij dhe të gjitha gratë sepse sjellin jetë të reja.

“Është kritike që jesh pranë gruas tënde kur ajo është duke lindur, aq mbështetës sa mundesh. T’i mbash duart, t’i mbash këmbët, çfarë do që mundesh të bësh” – shkroi ai.“Jam rritur dhe rrethuar nga gra të forta në jetën time, por pasi mora pjesë në lindjen e Tias e kam të vështirë të shpreh nivelin e ri të dashurisë, respektit dhe admirimit që kam për Lauren dhe të gjitha mamatë dhe gratë.”– u shpreh Johnson.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *