• |
ide | kryesore

Reuters bën bilancin e takimit: Merkel ende nuk i ka thënë po Shqipërisë

Arkiva, Të fundit



As këtë herë Merkel nuk i jep Shqipërise premtim për negociatat e antaresimit me BE. Me këtë titull agjencia e lajmeve Reuters ne gjuhen gjermane ka qene e para që ka botuar lajmin pas takimit Rama-Merkel në Berlin. Kancelarja fedrale Angela Merkel nuk i dha ende premtim Shqiperise per celejen e ngociatave me BE. Pasi Komisioni Europian me 17 prill rekomandoi fillimin e negociatave me vendin e Ballkanit Perendimor është, samiti i BE në qershor do të vendosë tha Merkel para nje bisde me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Berlin. Qe te fillojne negociatat ka një seri parakushtesh, theksoi Merkel. Ajo lavderoi Shqiperinë që kishte avancuar me disa reforma si verifikimi i gjyqtareve e prokuroreve. Por në sfond janë lufta kundër krimit të organizuar e kundër korrupsionit. “Në javët e ardheshme do të kemi mendimin përfundimtar nëse duhn bërë edhe disa gjëra apo nëse progresi është i mjaftueshem” tha Merkel.

Kancelarja theksloi qëndrimin e përgjithshem se të tëra shtetet e Ballaknit Perndimor kanë perspektiven e antaresimit në BE. Me herët  kryeministri shqiptar kishte paralajmeruar që BE nuk duhet të zgjënjejë popullsine në vendin e tij.



1 Comment

  1. Nj[ gjë duhet të kihet parasysh kur debatohet për të uruarin fillim të negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE.
    Duket kjartë se politika gjermane, ndonëse e di fort mirë gjendjen fort të trazuar në vendet e Ballkanit perëndimor, siç po quhen vendet e ngelura jashtë BE në Ballkan, po bën çmos që ti lidhë këto vende me ëndrën e përfitimeve nga ky antarësim.Ishte projekti i Merkelit, projekti që quhet marëveshja e Berlinit për të futur në gjirin e Europës së bashkuar, gjithë shtetet e Ballkanit, edhe me kusuret që kanë.
    Nuk është vetëm e ashtuquajtura ndërhyrje ruse në Ballkan që e ka vënë në lëvizje dipllomacine gjermane pasi kjo ndërhyrje është e ndishme vetëm në Serbi e deridiku edhe në Mal të Zi.
    Prblemi është shtrirë edhe me “rreziqe” të tjera që vijnë nga pakënaqesitë e krijuar në popujt e BE, nga politikat tepër liberale me emigracionin, pikërisht kur nga emigracioni edhe i vjetër nga vende islamike, kanë dalë edhe grupe terroriste ekstremiste që kanë bërë aksione të vazhdueshme në disa vënde të Europës perëndimore.
    Skepticizmi për funksioninmin politik të BE, nuk është më vetëm i izoluar me Breksitin e Anglisë. Ka edhe shtete të tjera antare të BE, që ose kanë qeveri me shumicë që kanë dalë hapur me qëndrim skeptik për këto politika, ose po krijohen grupime të forta ekstreme të djathta si produkt i pakënaqesive popullore edhe në Gjermani, shteti më i fuqishëm i BE.
    Kryeministri shqiptar Rama, duket e keqkuptoi zonjën Merkel që pat deklaruar hapur se dëshiron që edhe Shqipëria ti bashkohet BE Ai mesa duket këtë deklarim të kancelares gjermane, e mori si aprovim të politikave të tij diktatoriale e korruptive qeverisëse.
    Edhe sikur zonja Merkel, për hir të interesave gjeostrategjike të BE, do të mbyllte sytë për individin Rama, duhet të kemi parasysh se cilido politikan i shteteve të fuqishme të BE, nuk do të rrezikonte karrierën e tij politike në zgjedhje, duke i dalë në mbështetje një qeverie që trafikon drogë për të rijtë e vendit të tij.
    Mjetet moderne të komunikimit nuk janë më si ato të para 20 vjetëve por as edhe të para 10 vjetëve.
    Mbrenda disa minutash çdo qytetar europian, informohet për gjithshka ngjet, jo më në Europë, por në gjithë botën.
    Cili do të ishte ai prind gjerman që do të jepte votëm për Merkelin, nëse ajo mbështet një kryeministër ballkanik si Rama, që ju çon adoloshentëve e të rijve gjermanë tonelata të kanabisit ?
    Kjo pyetje vlen edhe për lidershipin qeverisës të çdo vendi tjetër të BE, qofshin të majtë, të djathtë apo të moderuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *