• |
ide | kryesore

Trupërojat e Ed Sheeran më të famshëm se ai vetë

Paparazzi, Slider



Interneti është një vend i çuditshëm. Disa njerëz idealizojnë Ed Sheeran, të tjerët nuk e pëlqejnë atë aspak, por pavarësisht se si ndjeheni për të, ose për muzikën e tij, ju nuk duhet të humbisni këtë detaj në lidhje me të, që ndoshta e kemi parë, por nuk e kemi kuptuar.

Bëhet fjalë për truprojën e këngëtarit, Kevin. I kemi parë shpesh së bashku, duke darkuar, duke u argëtuar apo duke shijuar pushimet së bashku. Ata kanë marrëdhënie shumë të mira me njeri-tjetrin dhe janë si vëllezër, kanë vite që njihen dhe koha i bashkuar më shumë.Ata i bashkoi një aksident në vitin 2014, kur Kevin u sulmua nga fansat e këngëtarit dhe ky i fundit vendosi ta bënte pjesë të skuadrës së tij.Ata postojnë shpesh së bashku dhe Kevin në Instagramine  tij numëron më shumë fansa dhe ndjekës se vetë Ed Sheeran, keshtu ai cilësohet si truproja më i famshëm dhe ndoshta edhe VIP.Momentet e tyre janë shumë gazmore, ata ndonjëherë sillen si çift duke u treguar tepër të afërt me njeri-tjetrin e duke u gjendur pranë në momentet më të sikletshme. Një foto interesante është kjo, në profilin e Kevin ai ka postuar këtë foto duke e shoqëruar me shkrimin:”Kur kuptova se kisha më shumë ndjekës se Ed”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *