• |
ide | kryesore

(EMRAT) Njihuni me dy “bosat” shqiptarë që u kapën me 1 ton kokainë në Spanjë

Lajme, Të fundit



Nuk kapen përditë shqiptarë me 1.5 milionë euro kesh dhe 1 ton kokainë. Shifrat e lajmit që erdhi dje nga Spanja ishin të habitshme dhe menjëherë ngjallën kuriozitet për emrat e dy “bosave” nga Shqipëria që luajnë me sasi të tilla parash dhe kokaine. Emrat janë zbuluar sot nga mediat spanjolle, që raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë Julian Deblini dhe Dritan Gradica.

Mbeten për t’u zbuluar në orët e ardhshme gjeneralitetet e këtyre dy personave, lidhjet e tyre në Shqipëri dhe e kaluara në vendin tonë.

Të arrestuarit e tjerë jane Rubén Paz Ciprian Muñoz (spanjoll) dhe Rubén del Castillo de la Torre, Cuenca.

Kjo organizatë, sipas informatave nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, kishte shqiptarë që jetonin në Spanjë, të cilët futnin sasi të mëdha të kokainës nga Kolumbia përmes fluturimeve charter dhe transportoheshin në “valixhe të zeza dhe të mëdha”.

Droga ishte markuar me logon ‘CR7’, ndërkohë që anetarët e bandës kishin role të përcaktuara qartë që nga fillimi i punës. Madje disa anetarë të bandës kishin trajmin ushtarak dhe ishin të përgatitur për çdo situatë.

“Në materialin provë të mbledhur, ishte e qartë se disa nga anëtarët e akuzuar të kësaj strukture të trafikimit të drogës kishin trajnime ushtarake dhe ishin te prirur për dhune”, ka thënë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *