• |
ide | kryesore

Bëri shqiponjën me duar, mediat greke reagojnë ashpër ndaj Eleni Foureira

Paparazzi, Slider



Këngëtarja me origjinë shqiptare Elenei Foureira përfaqëson këtë vit Qipron në Eurovision. Ajo ka krijuar famën e saj në shtetin grek kur për disa kohë fshehu origjinën e saj shqiptare me motivin se nuk do të kishte sukses dhe do të paragjykohej për shkak të origjinës.

Por pas disa kohësh ajo e pranoi këtë dhe në çdo emision apo intervistë ka folur edhe për Shqipërinë. Në Eurovision këtë vit janë tre këngëtarë me origjinë shqiptare Eugent Bushpepa që përfaqëson vendin tonë dhe Ermal Meta, Italinë. Të gjithë janë në Lisbonë për prova dhe Eugenti së bashku me Eleni Foureirën kanë përfituar nga rasti për të bërë një foto ku kanë realizuar me duar shqiponjën. Pasi fotoja u bë shumë viralë kanë reaguar mediat greke te cilat e kanë konsideruar një provokoim dhe tallje nga këngëtarja këtë gjest që ka bërë. Ata janë shprehur se ai është simboli i Shqipërisë së madhe dhe kjo është e patolerueshme.

Ka patur komente të shumta nga edhe në rrjetet sociale kundër Elenit duke i thënë se ajo përfaqëson Qipron dhe nuk mund ta bëjë atë simbol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *