• |
ide | kryesore

Kush është gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese që do të kalojë në sitën e Vettingun në 7 maj

Lajme, Të fundit



Një tjetër zyrtar i drejtësisë pritet të përballet me procesin e Vettingut. Në faqen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përballesh me numërimin mbrapsht që ka nisur për një gjyqtar të lartë që do të kalojë shumë shpejt në sitën e Vettingut.

Ai është Fatmir Hoxha, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese që do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit paraditen e 7 majit, ku do të ketë më pas edhe një vendim nëse do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë apo jo, ashtu siç edhe ka ndodhur me disa prokurorë e gjykatës deri më tani.

Dhe në faqen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, numërimi ka nisur mbrapsht për Hoxhën. Në web është vendosur koha ekzakte deri në nisjen e seancës si dhe të dhënat e tjera për gjyqtarin. Treshja e gjykimit të tij përbëhet nga Trupi Gjykues: Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *