• |
ide | kryesore

Shfaqen për herë të parë sëbashku pas skandalit Khloe dhe Tristan

Paparazzi, Slider



Nëse kishit ende dyshime se çfarë po ndodh me çiftin më të përfolur në showbiz-in botëror, të gjitha shuhen pas këtyre fotove. Mamaja më e re në familjen e famshme Kardashians, Khloe duket se ia ka falur tradhtinë partnerit të saj, basketbollistit Tristian Thompson dhe shfaqet për herë të parë në publik në krahë të tij.

Sipas Dailymail, dyshja e njohur është parë ditën e djeshme duke drekuar me miqtë e tyre në një restorant të njohur në TownHall në Cleveland. Siç kuptohet qartë edhe nga fotot, Khloe duket se ka vendosur që ta hedh pas krahëve çështjen e tradhtisë, që u zbulua vetëm dy ditë përpara se ajo të sillte në jetë vajzën True, dhe çifti i njohur ka rinisur jetën normale si një familje e re bashkë me të voglën e tyre.

Ndoshta, mëmësia ka pasur ndikim tek Khloe dhe ajo është prirur që t’i shoh gjërat me më shumë pozitivitet, por akti i rëndë i tradhtisë së partnerit të saj, është komentuar pa fund nga të gjithë njerëzit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *