• |
ide | kryesore

Brad Falchuk dhe Gyneth Paltrow e marin shtruar martesën e tyre

Paparazzi, Slider



Gwyneth Paltrow dhe i fejuari i saj Brad Falchuk kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore. Aktorja dhe producenti kanë menduar të marrin masa paraprake përpara se të martohen.

Të dy kanë fëmijë nga martesat e mëparshme ndaj e kanë konsideruar të nevojshme nënshkrimin e marrëveshjes.

“Ka një marrëveshje paramartesore. Ishte shumë e lehtë dhe të dy janë të kënaqur me kushtet. Ky ishte vetëm një nga hapat në procesin e planifikimit të dasmës së tyre, të dy kanë qenë të martuar më parë dhe mendonin se kjo duhej të ndodhte. Secili ka pasuri dhe fëmijë nga martesat e mëparshme kështu që ka kuptim që të kenë një marrëveshje,”-ka thënë një burim për E! News.

Të martën 47-vjeçarja tha se fëmijët e saj mezi po presin që të martohet.

Ajo ka një vajzë Apple, 13 vjeç dhe djalin Moses 12-vjeç, nga martesa e parë me aktorin Chris Martin.

Gëyneth është fejuar me Brad Falchuk, regjizor dhe producent. Edhe ai ka dy fëmijë Isabella dhe Brody.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *