• |
ide | kryesore

Çfarë tha Eugent Bushpepa pas kualifikimit në finale

Paparazzi, Slider



Eugent Bushpepa është kualifikuar në finalen e Eurovision 2018. Këngëtari shqiptari përfaqëson Shqipërinë me këngën ‘Mall’.

Mbrëmjen e së martës Bushpepa realizoi me sukses performancën në skenën e Eurovision, ku arriti që të sigurojë kualifikimin për në mbrëmjen finale.

Pas gjysmë-finales emocionuese, këngëtari ka folur për përvojën e tij.

Ai u shpreh se këngën ai dedikon të gjithë shqiptarëve.

“Ia dedikoj të gjithë njerëzve që dua. Flet për mungesën e njerëzve për të cilët ju kujdeseni më së shumti. Kështu që ia kushtoj atë gjithë shqiptarëve.”

Ndërsa në lidhje me performancën e tij në skenë Bushpepa tha: “Përsa kohë që ju arrini që të përcillni emocione, është e njëjta gjë si të këndosh në një pub apo në një audiencë të madhe.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *