• |
ide | kryesore

Monologu në Top Show/ Ku gënjeu Rama për Saimir Tahirin?

Arkiva, Kryesore



Edi Rama u njehsua dje me Saimir Tahirin në të gjitha qëndrimet që mbajti edhe ndaj tij edhe ndaj punës së policisë gjatë periudhës që të dy e drejtonin atë. Por përveç monologut të gjatë dhe të pandërprerë se prokuroria nuk ka prova, se ai nuk i heq asnjë presje lavdërimeve për punën e dikurshme të ish ministrit, se rasti i përfshirjes në përgjimet e trafikantëve është tjetër gjë, në emisionin e mbrëmshëm Top Show pati edhe diçka interesante.

Po të krahasohet dalja po në Top Channel në emisionin “Të Paekspozuarit” e Saimir Tahirit me atë të Edi Ramës këtë të hënë, rezulton se ata kanë vendosur në bashkërendim të njëtën linjë mbrojtjeje. Ish ministri, i akuzuar sot për trafik, këmbënguli në faktin se në kohën e qeverisë Berisha ka pasur më shumë kultivim kanabisi, por ndryshimi është se ngaqë qeveria e Rilindjes i shpalli luftë këtij fenomeni, rreth tij u bë më shumë zhurmë.  Rama pretendoi se ata e gjetën të trashëguar fenomenin e kultivimit dhe të mbjelljes së bimëve narkotike dhe, njësoj si Tahiri,  këmbënguli se këtë gjë e provonin edhe dokumentat e Guardia di Finanza italiane.

Lexo më tej:

Tahirin nuk e dorëzoi Rama, por e kapën gjermanët

Po në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Njësoj si Tahiri edhe Rama gënjejnë në qasjen që kanë zgjedhur për të bërë avokatinë e vetëvetes. Dhe meqë të gjitha kundërfaktet Tahirit iu thanë sy më sy në emisionin “Të Paekspozuarit”, por në Top Show nuk u gjet askush që t’ia kujtojë ato edhe Ramës, Lapsi.al po i rendit edhe njëherë.

Në 2 korrik të vitit 2015, Saimir Tahiri, ministër i Brendëshëm, deklaroi në emisionin Opinion se “Me Lazaratin e hoqëm Shqipërinë nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis. Për herë të parë në 25 vjet, Shqipëria njihet ndërkombëtarisht që nuk është vend origjine por tranziti për trafikun e drogës”. Pra me këtë qëndrim që shpallte Tahiri, kuptohej lehtë që beteja me hashashin dhe kultivimin e tij ishte fituar në vend. Këtë qëndrim konfirmoi dyshja Rama- Tahiri edhe në shtator 2015 në konferencën “Antidroga një histori suksesi”.

Pas saj filloi një fushatë e madhe në vend se beteja me kanabisin ishte fituar dhe se të gjithë ata që thonin të kundërtën ishin pjesë e kazanit apo frontit të së keqes.

Por nuk zgjati shumë dhe fasada e propagandës ra.

Të gjithë mediat më të mëdha botërore fillluan të bëjnë investigime dhe reportazhe që e konsideronin Shqipërinë kultivuesen më të madhe të kanabisit në botë.

Dhe këtu propaganda e dyshes Tahiri- Rama ndryshoi sërish.  Nga shpallja e suksesit të zhdukjes se hashashit ata nxorrën teorinë që vazhdojnë të përmendin edhe sot: “Ne po e luftojmë se e kemi trashëguar nga Saliu”.

Por edhe kjo faqe e re e propagandës ra shpejt, megjithëse Ramës nuk iu gjet njeri që t’ia përmendte në Top Show. Kreu i antimafias italiane, Franko Roberti deklaroi në mars 2017 se nga Shqipëria po vërshonte më shumë drogë se kurrë ndonjëherë më parë. Po ashtu edhe raporti i Departamentit Amerikan të shtetit i këtij viti theksonte: “Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të mëdha të marijuanës, kryesisht në vendet evropiane, si dhe është vend tranzit për transportin e heroinës afgane dhe kokainës, duke shërbyer si portë kryesore për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Europën”.

Pra mjaftojnë këtë fakte për të provuar se beteja me drogën as ishte fituar në verën e vitit 2015, siç pretendonte dikur Tahiri, as ishte një plagë e trashëguar nga Sali Berisha siç dredhoi më pas dyshja Rama- Tahiri.

Kjo kronologji është tashmë e njohur. Por pyetja që shtrohet pas saj është: përse Edi Rama vazhdoi të përsërisë në Top Show të njëjtat gënjeshtra, njësoj si ish ministri i tij tek “Të paekspozuarit” ?

E  vetmja përgjigje për këtë është se ai po kërkon të mbajë në këmbë alibinë e Tahirit, ashtu siç ka bërë historikisht duke ngritur alibi për trafikantët edhe atëhere kur thoshte se avionët e drogës janë avionë spërkatjeje për mushkonjat, edhe atëhere kur Dritan Zagani tha se Tahiri ishte bashkëpuntor i Habilajve dhe ai e etiketoi si “dekonspirues të aksioneve të policisë dhe bashkëpunëtor të trafikantëve”.  

©Lapsi.al



7 Comments

  1. Po cfare pret te thoten dryshe Rama ne Top-Gjirizin mediatik or ti.Aty ai eshte me kofort se ne Zerin e Popullit.Me keto gazetare vemje dhe te pafte keshtu do derdellis ai.Po te kete gazetare dhe media dinjitoze te tregojne une ty a do guxonte Rama tu afrohej.

  2. Duhet te kuptojme dicka. Rama eshte vertet ne siklet, kalon panik. Eshte i ndergjegjshen qe fati i tij eshte i lidhur ngushte me ate te Tahirit. Ka shume lekundje. Eshte i c’orientuar. Keshtu ndodhi ne fillim. Ne fillim e shau vemje, pastaj tha nuk ka prova. Dy qendrime te kunderta brenda 24 oreve. E thirren dhe ja bene te qarte, qe nuk mund ta hedhesh poshte. Tahiri per Ramen kafshate qe nuk kaperdihet. Tani ben cirqe. Ca thote sot nuk thote neser. Eshte totalisht i kapur, i demaskuar. Vetem ky nuk e di qe kanabizimi ishte politike, e ideuar dhe zbatuar nga Vete ky. Filloi te mbillej hashashi anes rrugeve, apo ne mes te qyteteve. Skandal gjithcka dhe ky i gjati ben akoma moral. Kur genjen per nje gje kaq te dukshme te prekshme, imagjinohe per te tjerat. Je ne hall te madh o i gjate. As ti se di si do dalesh!!

  3. Po kush t’i beje pyetje dhe karshillek Rames ne Top Show? Alban Dudushi? Po dudushi ramen e ka shef more. Dudushi punon dhe merr rroge si zyrtar ne kryeministri. Eshte staf i AMSHC-se qe eshte agjenci nen varesine direkte te Rames. Si mund t’i tregoje dhembet vartesi shefit?

  4. O njerez mos u lodhni duke degjuar brockulla! Na grabisin dhe dhunojne per dite. Perse duhet ti ndjekesh! Nje njeri qe nuk mban asnje pergjegjesi per bashkepunetorin e tij me te afert, qe e promovoi si min qe i duhet ketij vendi. 4 vjet bashkepunim dhe 10 vjet njohje e afert, “nuk i dolen per ta njohur” . Neser mund te dale min i financave, kryetaret e bashkive dhe ky prape “nuk ka arritur ti njoh”. Pra ky po qeveris me njerez, qe nuk eshte e sigurte qe i njeh. Dmth ky akoma nuk ka filluar te qeveris, se eshte ne proces njohje! Gjithsesi z kryem ne do te presim. E kemi per detyre.

  5. Ne nje shoqeri thellesisht te inkriminuar si shoqeri shqiptare,Edi Rama guxon te Dale ne television dhe ka idiote sa te duash qe e ndjekin dhe ngazellehen me pallavrat e superidiotit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *