• |
ide | kryesore

Spice Girls rikthehen, sjellin këngët e reja

Paparazzi, Slider



Një prej dilemave të kohëve të fundit të fansave ka qenë pikërisht bashkimi ose jo i grupit “Spice Girls”. Pas shumë teorive, kundërtshtimeve të njëpasnjëshme nga disa prej pjesëtareve të grupit, ja ku vjen konfirmimi për ribashkimin. Mel B ka pohuar se jo vetëm që do të bashkohet grupi, por vajzat janë duke punuar për këngët e reja në bashkëpunim me menaxherin e tyre të vjetër, Simon Fuller.

“Të pesta ne kemi nënshkruar me menaxherin Simon Fuller dhe jemi shumë të emocionuara për këtë. Nuk e kemi vendosur ende kur do ta bëjmë turneun, por do të punojmë për disa projekte të reja”. – ka pohuar ajo. Më tej, Mel ka hedhur poshtë të gjitha aludimet për zënkat mes vajzave të grupit, madje ajo është shprehur se janë si pesë motra të cilat gjithmonë do të rikthehen së bashku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *