• |
ide | kryesore

FOTO/ Ambasadori amerikan Donald Lu takohet me ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani

Lajme, Të fundit



Ish ministri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani është takuar sot në mëngjes me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Takimi mes tyre është zhvilluar në Hotel Rogner në kryeqytet.

Ish-ministri Ylli Manjani ka treguar bisedën me Ambasadorin Donald Lu. Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se kanë biseduar për të tashmen, për të shkruarën dhe për të ardhmen.

Po, pimë një kafe së bashku me Ambasadorin Lu. Pa asnjë kompleks e as paragjykim. Asgjë personale! Folëm goxha, për të sotmen dhe të ardhmen… Edhe për të shkuarën folëm pak. Sheshuam edhe disa keqkuptime që na mbanin larg… Nuk mund të them më shumë, sepse dua të respektoj Ambasadorin dhe konfidencën që i ofruam njeri-tjetrit… Faleminderit medias për vëmendjen!” – shkruan Manjani.

Takimi vjen një ditë pasi opozita ka publikuar një dosje të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj të dënuar me 7 vite burg në Itali për trafik droge.

 



4 Comments

  1. po me ke takohesh z.manjani,me nje kerme, me kryemafjozin e krye te korruptuarin qe kerkon te zbyth edhe ty nga mbrojtja e vlerave te demokracise dhe sulmeve kunder bandes se rames.qendro ne mbrojtje te vlerave dhe mos u terhiq sepse do jeshe me i vleresuar nga njerezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *