• |
ide | kryesore

Dosja e Adriatik Llallës regjistrohet te Krimet e Rënda, kush është prokurori që ka në dorë fatin e tij

Lajme, Të fundit

Është regjistruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosja për hetimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla, mbi të cilin rëndojnë katër akuza: “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe të “Shpërdorimit të detyrës”.


Fati tij, mësonmësohet të jetë në dorë të prokurorit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho. Hetimet për Llallën nisën në datën 15 mars 2018 nga Prokuroria e Durrësit e cila shpalli moskompetencë, duke e kaluar dosjen tek Krimet e Rënda.


Eshtë hera e parë në historinë e Shqipërisë që një ish Prokuror i Përgjithshëm vihet nën hetim për akuzën e rëndë të pastrimit të parave, një akuzë pothuajse e paralajmëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit kur e motivoi futjen e familjes Llalla në listën e saj të zezë me përfshirjen në raste të mëdha korrupsioni të ish kryeprokurorit, gjatë kohës që ka qenë në këtë detyrë.

Ish-sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson, bëri njoftimin zyrtar, me argumentin për përfshirje në raste të mëdha korrupsioni dhe shkelje të të drejtave të njeriut.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.