• |
ide | kryesore

Mbyllet fesivali i Kanës. Filmat që morën çmimet kryesore

F1, Stil



“La Palme d’or” çmimi kryesor i festivalit të Kanës u dha sonte për filmin “Një çështje familjare” të regjizorit japonez Hirokazu Kore-Eda (foto sipër).

– Çmimi i madh i “Festival de Cannes” u nda për Spike Lee për filmin «BlacKkKlansman».

– Çmimi i Jurisë i kaloi Nadine Labaki për «Capharnaüm».

– Një “Palme d’or” speciale iu dha  regjizorit francez Jean-Luc Godard për «Librin e imazheve».

– Çmimi i aktorit më të mirë iu dha aktorit italian Marcello Fonte për rolin e tij në «Dogman» të Mateo Garrone (Poshte).

– Çmimi i regjisë më të mirë u dha për Paëel Pawlikowski me filmin «Cold war».

– Çmimi i interpretimit femëror i kaloi aktores kazakhe Samal Yeslyamova për «Ayka» të Sergueï Dvortsevoy (Poshte).

Juria bëri zgjedhjen e saj mes një liste me 21 filma.

Lapsi.al / Burimi: Le Monde



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *