• |
ide | kryesore

Lu flet për çështjen “Tahiri”: Po u bëhet presion gjykatësve, po u ofrohen ryshfete dhe para

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar heqjen e masës “arrest shtëpie” dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Seanca do të zhvillohet paraditen e së hënës në gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Në të njëjtën ditë do të shqyrtohet edhe kërkesa e prokurorëve që kërkojnë “arrest me burg” për ish-ministrin e Brendshëm.

Për këtë çështje ka bërë një koment ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i cili i pyetur nga Balkanweb tha se vendimi duhet të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”- ka thënë Donald Lu.



9 Comments

  1. Që të akuzojë një ambasador se dikush po ju bën presion juristëve që meren me Tahirin, pa e konkretizuar këtë akuzë me fakte por thjeshtë si një përceptim, edhe kjo është jo vetëm e paligjshme, por edhe tepër e dyshimtë për një ambasador.
    Duke patur parasysh se ambasadori gjatë gjithë kohës që shpërtheu kultivimi e trafikur rekord i kanabisit në Shqipëri, nuk e përmendi asnjëherë këtë realitet, por i dilte në krah Ramës e Tahirit, tek gjithkush krijohet përshtypja se ambasadori po kritikon opozitën që po blekërka me para prokurorët e gjykatësit.
    Nuk mud ti hyjme detajeve të kësaj historie, por ama llogjika ta thotë se paraja e madhe prej miliarda eurosh që ka hyrë në Shqipëri nga droga për të korruptuar drejtësinë, nuk i ka shkuar opozitës po qeverisë.
    Opozita tani nuk ka anjë akses tek prokuroria sepse në Shqipëri kemi një prokurore të përkohëshme të komanduar nga kryeministri, me bekimin e ambasadorit siç kemi një ministër të mbrendshëm me vëllanë trafikant droge “te rekomanduar” po nga ky ambasador.

  2. Ambasadori me kete denoncim, me shume dergon nje mesazh, sesa e ka konkrete. Kuptoheni o njerez. Mbase drejtesia ne Shqiperi akoma nuk eshte aq solide , sa te denoj nje minister shume te fuqishem, por amerikanet kane pritshmeri te tjera.

  3. A nuk ishte sistemi “socialist” me modelin më të egër diktatorial stalinist që e shkatroi për gati 5 dekada Shqipërinë ? A nuk e quante diktatori Enver Hoxha Shqipërinë “Republika popullore socialiste” ?
    Ky është një fakt historik i pa diskutueshëm e gjithë llogjet e tjera pro amerikane apo pro europiane të “së majtës” socialiste shqiptare, nuk janë veçse një hipokrizi e neveritëshme mashtruese.
    Ka një të vërtetë në ate që thuhet se edhe partitë e djathta shqiptare, janë larg modelit të së djathtës europiane.
    Por harohet se edhe kjo mangësi,ka ardhur si pasojë i një diktature të egër staliniste, kur për 50 vjet komunistët shfarosën edhe fizikisht elitën patriotike e intelektuale të kombit tonë.
    Nuk u persekutuan vetëm shtresa e të pasurve, por edhe të gjithë njerëzit me bindje demokratike qofshin ato edhe social-demokrate të majta. Janë me mijra familje shqiptare që u dënuan jo vetëm me burgje e internime, por u privuan fëmijtë e deri nipërit e tyre edhe nga arsimimi, vetëm se i kishin drejtuar sytë e shpresës tek Europa demokratike perëndimore e SHBA.
    A mund të besohet se kjo rracë kriminelësh, e ka të sinqertë modelin perëndimor të demokracisë e që e dashkan integrimin europian, e të persekutuarit prej tyre nuk e dashkan ?
    Do të thotë dikush me të drejtë se njerëzit ndryshojnë e nuk mund të paragjykohen me të kaluarën.
    Ashtu është vërtetë.
    Mendimi demokratik mund të evoluojë në drejtim të progresit.
    Por që të kalohej në këtë evolucion demokratik, më së pari duhej të evoluonte drejtësia.
    Duhej që krimet politike të ishin ndëshkuar e ata që i patën bërë krimet e diktaturës, më së paku nuk duhej lejuar që të futeshin në politikë.
    “Na e bëmë komunizmin e na do ta bëjmë edhe kapitalizmin” deklarojnë duke i rënë gjoksit me grusht enveristët.
    Ja ku e kemi “kapitalizmin” kriminal të tyre.
    Janë bërë multimilionerë ata që dikur vranë elitën intelektuale e patriotike shqiptare e zbritën nga malet me opinga të grisura e sot udhëheqin “revolucionin” e krimit ordiner mafioz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *