• |
ide | kryesore

Zhvillime të reja për dosjen “Habilaj – Tahiri” në Katania

Lajme, Të fundit



Dario De Luca, gazetar i portalit MeridioNews ka zbuluar disa detaje të reja nga dosja ndaj grupit të “Habilajve” të arrestuar në Katania të Italisë. Në një intervistë për emisionin “Real Story”, De Luca tha se javën e ardhshmë një grup prokurorësh shqiptarë do të udhëtojnë drejt Katanias ku është parashikuar një senacë marrjesh në pyetje për 3 shqiptarët e arrestuar në Itali. Në pyetje pritet të merren Moisi Habilaj, Nazer Seiti dhe Meridian Sulaj.

“Pasnesër prokurorët shqiptarë do të vijnë në Siçili dhe do të marrin në pyetje 3 nga grupi “Habilajve”. Ka pasur një letërporosi nga ana e prokurorëve shqiptarë. Do të merren të tre në pyetje për hetimet që po zhvillohen në Shqipëri për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Bëhet fjalë për një marrje në pyetjesh normale. Prokurorët shqiptarë do të kenë mundësi të pyesin për gjithçka” – tha De Luca. Por a është Nezar Seiti një i penduar i drejtësië. Ai nuk po qëndron në Katania si pjesa tjetër e të arrestuarve, por po mbahet në burgun e Rebibias në Romë.

“Ne këmi bërë disa verifikime kur doli ky lajm dhe deri para pak javësh ne kemi marrë informacion se Seiti është një i burgosur si gjithë të tjerët. Ai u zhvendos në Romë dhe nuk po mbahet në burgun e Katanias, por ai lajm nuk u konfirmua asnjëherë që ai të jetë një i penduar. Gjithsesi dyshimi ekziston sepse është diçka e çuditshme, por ai ende nuk figuron në listën e personave të penduar” – tha gazetari italian.

Në 31 maj do të nisë gjyqi për disa nga 14 personat e arrestuar si pjesë e grupit të Habilajve.

“Në 31 maj do të nisë procesi gjyqësor për disa nga grupi i “Habilajve”, por pes tyre nuk është Nazer Seiti. Procedura ndaj tij do të jetë e ndryshme. Për të thënë që ai është “i penduar” na duhet një konfirmim. Në 31 maj do të jetë një seancë e parë. Do të shihen vetëm personat që janë në gjyq. Kam mësuar se nuk do të jetë gjyqtari që e ka ndjekur deri tani, por do të vijë një tjetër. Në Itali është një procedurë që ndodh shpesh që një gjyqtar të ndërrohet pas hetimeve. Është një gjyqtar tjetër që do të marrë çështjen” – tha gazetari italian. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Nuk ka prova,Tahiri del I pafajshem,Rama lojtar shahu,.Ore po lulushit Kush I Tha se ka presion e para?
    Edhe pse e dinte nuk vuri veton.
    RRUMPALLJE AMERIKO-EUROPIANE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *