• |
ide | kryesore

Qeveria teknike nuk siguron mbështetje në Itali, vendi rrezikon zgjedhje të reja

Planet



I propozuar nga presidenti Sergio Mattarella për kryeministër teknik të Italisë, Carlo Cottarelli, raportohet se ka dështuar të sigurojë mbështetjen nga partitë e mëdha politike për të formuar qeverinë teknike.

Ish-ekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, nuk do të ketë mundësinë të bëhet kryeministër. Pritet që presidenti Mattarella të heqë dorë nga emërimi i tij dhe të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në muajin korrik.

Ditën e diel, dy partitë populiste, Lëvizja 5 Yjet dhe Lega dështuan në formimin e kabinetit qeveritar. Ata u tërhoqën nga formimi i qeverisë pasi presidenti Mattarella nuk ra dakord për vetëm një nga ministrat që koalicioni i tyre kishte propozuar, Paolo Savonën, për ministër të Financave. Mattarella arsyetoi se Savona është anti-euro dhe anti-gjerman, dhe duke qenë i tillë kërcënon pozitën e Italisë në eurozonë.

Ideja e mbajtjes së zgjedhjeve të reja dhe fuqizimi i partive populiste euroskeptike ka dëmtuar tregjet financiare, dhe ka rritur shqetësimet për ruajtjen e stabilitetit në eurozonë.

Lexo më tej nga LAPSI.AL: 

Kriza italiane trondit bursat europiane dhe ëall Street 

Kolapsi i populistëve/ Italia në prag të një krize të re financiare 

Analiza/ Pse po përballet Italia me një krizë të re politike? 

Italia në kaos/ Presidenti nuk pranon ministrin “anti gjerman”. Bie kryeministri i sapo emëruar. Rrezikohet dhe tjetri 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *