• |
ide | kryesore

Detajet/ Moisi Habilaj del në gjyq, çfarë ndodhi në seancën me dyer të mbyllura

Kryesore, Lajme



“Me një fytyrë dukshëm të dobësuar, veshur me një bluzë sipas modës dhe shumë puthje dërguar të afërmve që mbushnin sallën e gjyqit. Moisi Habilaj u rikthye në sheshin “Giovanni Verga” të Katanias për tu paraqitur në gjykatë në seancën e parë të çështjes “Trëndafili i erës”.

Kështu nis një shkrim i portalit tashmë të njohur në Shqipëri meridionews.it që shpesh i ka kushtuar shkrime çështjes “Tahiri – Habilaj” në të dyja anët e kufirit. Gazetarët italianë japin detaje për atë që ndodhi për rreth 3 orë në gjykatën italiane ku dolën njëri pas tjetrit në proces 14 të arrestuarit e rrjetit të Moisi Habilajt.

“Mbi Moisi Habilajn, i cili mbahet në burgun e Bicocca, kushëri i ish-ministrit të Brendshëm në Shqipëri, Saimir Tahiri, rëndon akuza se ka qëndruar në krye të një organizate të specializuar në trafikun e drogës në linjën Shqipëri – Katania. Një biznes milionësh që kishte ulur në të njëjtën tavolinë në të njëjtën kohë grostistë lokalë të kanabisit, aktivë në furnizimin e bandave mafioze. Së bashku me Habilajn, pas hekurave të sallës së gjyqit u paraqit edhe Maridian Sulaj dhe italiani Antonino Riela. Të fshehur nga publiku qëndronin edhe shqiptari Fatmir Minaj dhe Angelo Busacca, ky i fundit me origjinë nga provinca e Raguzës.

Të 14 të akuzuarit, përveç italianit Vincenzo Spampinato që ka bërë marrëveshje me prokurorët, kërkuan gjykim të shkurtuar që nëse pranohet nga gjykatësja Maria Cardillo, do të sillte ulje të një të tretës së dënimit. Kjo rezervë do të sqarohet në seancën e radhës që do të mbahet më 26 shtator.

Si pjesë e dosjes së procesit, pas kërkesës së prokurorit publik Andrea Bonomo, janë përfshirë edhe përgjigjet e dhëna në seancën e pyetjeve që zhvilluan prokurorët shqiptarë me të arrestuarit Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Meridian Sulaj. Të tre këta patën një seancë pyetjesh me prokurorët e krimeve të rënda të Shqipërisë. Hetuesit e “vendit të shqiponjave” mbërritën në Katania për të çuar përpara një hetim që ka si protagonist pikërisht ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, kushëri i bandës së “Hajbilajve” dhe që citohet disa herë në disa përgjime telefonike të publikuara ekskluzivisht nga Meridionews dhe që ishin pjesë e hetimeve të dosjes “Trëndafili i erës”.

Ndërkohë që mbetet në arrati Florian Habilaj, nuk do të jetë pjesë e këtij procesi Nazer Seiti. Ai konsiderohet si financieri i bandës së specializuar të trafikut të drogës dhe që u arrestua në Shqipëri. Pas disa muajsh ai u ekstradua në Itali, duke pasuar me një seri polemikash. Mbi të u përhap lajmi se kishte marrë statusin e “të penduarit” me drejtësinë italiane, por që më pas u përgënjeshtrua. Ai mbahet në burgun Rebibbia të Romës”.

Kjo është ajo që thuhet në shkrimin e Meridionews. Mësohet se seanca u zhvillua nën masa të forta sigurie. Kamerat janë mbajtur jashtë sallës së gjyqit ndërsa në sallë nuk kanë munguar replikat mes gjyqtares dhe njërit prej të akuzuarve italianë. ©Përgatiti LAPSI.al



4 Comments

  1. Ja dhe Habilaj (nje e perditshme e Edi Rames sot i qante hallin se ish dobesuar)! Kerkon si tjere gjykim te pershpejtuar per ti shpetuar denimit. Ky eshte absurdi me i madh i drejtesise. Ato jane kapur me fakte e prova pra nuk kane nga luajne dhe…kerkojne gjykimin e pershpejtuar si dritare nga mund te dalin. Paradokse te nje drejtesie qe nuk mund te quhet e tille kur pastaj behet shkas per kronika te zeza ne te ardhmen duke u thene si degjojme shpesh “…personi i vrare ishte me precedente penale i denuar 20 vjet nga te cilet kish kryer vetem 4…”(!)

  2. Kjo eshte ps famkeqe pjella e rusis qe e beri shqiperin nje shtet tmerri per evropen.
    e vajtushme qe nje numer populli vrapon vetem pas interesi droge dhe fare nuk kane meshire per shqiperin.

  3. O Andi! Hajde kuptoji dy komentet me lart! Saliniane injorante! Keta te kane ngelur dhe Z.Ballanca me Pallatin e Lulit ne Vlore!

    1. pa emer (por me shume pa tru) mbete gjithmone mos ish GR (Gojore Rames). Kujton se duke quajtur tjeret injorant shpeton nga injoranca jote. Perkundrazi, me shume e tregon vehten se ate GR (Gojore Rames) e ke merituar plotesisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *