• |
ide | kryesore

Paloka: Gjiknurit i flet subkoshienca, radhitet me Tahirin dhe Xhafajn!

Lajme, Të fundit



Damian Gjiknuri u vetëshpall si një nga njerëzit më me peshë në elektoratin socialist gjatë një takimi me socialistët e Selenicës. Sipas tij, edhe akuzat që iu bënë Samir Tahirit, edhe ato për Fatmir Xhafajn janë të motivuara politikisht dhe janë shpifje që kanë për qëllim të sabotojnë procesin e integrimit.

Faktin që Saimir Tahiri ra në rrjetën e Antimafias italianë bashkë me Habilajt, kurse vëllain e Fatmir Xhafajt e kishin dënuar gjykatat italiane ia ka kujtuar deputeti i PD-së Edi Paloka. Sipas Palokës, nuk është rastësi që Gjiknuri e rendit veten bashkë me Tahirin dhe Xhafajn. Deputeti të Vlorës po i flet subkoshienca.

Statusi i Palokës në rrjetet sociale

Nuk dihet a eshte subkoshienca qe i flet, por sot Gjiknuri e ka renditur veten vullnetarisht pas Tahirit dhe Xhafajt .
Gjate “llogaridhenies” ne Selenice , Gjiknuri eshte shprehur : “Tahiri , Xhafaj dhe une sulmohemi si njerez me peshe ne PS…”
Tashme dihet qe Saimir Tahiri eshte i kapur nga antimafia italiane me Habilajt. Fatmir Xhafaj i kapur prej drejtesise italiane dhe jo vetem, me Agron Xhafajn.
Po Gjiknuri ?
Tik-tak…Tik-tak

 

Deklarata e Gjiknurit në Selenicë

“Duke parë se nuk kanë asnjë shpresë për të bindur qytetarët shqiptarë pse ata meritojnë të qeverisin, kanë filluar një fushatë shpifjesh, sulmesh denigruese ndaj qeverisë së Edi Ramës, dhe këtë e bëjnë të shkojnë të ankohen tek i huaji. E filluan me ish-Ministrin e Brendshëm, e vazhduan me Ministrin aktual të brendshëm, tani po dalin po më sulmojnë edhe mua të lidhur me drogën. Pra, po të shikoni, ata njerëz sulmojnë të gjithë ministrat dhe deputetët kryesorë të Partisë Socialiste, të gjithë njerëzit që kanë një peshë elektorale, që kanë kontribuar për fitoren e PS-së. Qëllimi i PD është nxirja dhe goditja me lloj shpifjesh, me një qëllim që të sabotojnë procesin e integrimit”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *