• |
ide | kryesore

Angelina Jolie, sërish në Maleficient 2

Paparazzi, Slider



Angelina Jolie ndodhet në Angli, në xhirimet për serinë e dytë të filmit “Maleficent” ditë pasi u lajmërua se pa u zgjidhur problemet e kujdestarisë së fëmjëve me Brad Pitt, ata nuk mund të udhëtojnë jashtë SHBA-ve.

42-vjeçarja duket se është shumë e lumtur që i është rikthyer karrierës së saj filmike dhe kjo duket qartë nga fotot e fundit të shkëputura nga sheshi i xhirimit.Ajo dhe Elle Fanning kanë pozuar për disa foto gjatë pushimit ku shfaqeshin të veshura si personazhet e tyre. Ndryshe nga filmi i parë, ky i dyti do të përfshijë edhe aktoren e famshme Michelle Pfeiffer e cila do të jetë në rolin e princeshës Ingrith.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *