• |
ide | kryesore

Polumbarët gjejnë trupin e fëmijës që u mbyt në Liqenin e Farkës

Lajme, Të fundit



Fëmija 12 vjeçar që u mbyt në Liqenin e Farkës kishte shkuar bashkë me shokët e tij për t’u larë. Pavarësisht se dinte not, kanë treguar fëmijët e tjerë, Daniel D. nuk ka mundur të dalë, pasi është zhytur në ujë. Një person që gjendej aty pranë është futur në ujë për ta shpëtuar, por nuk ka mundur. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas, që nxorrën trupin e pajetë.

 

Fëmijët treguan në polici se kishin hyrë në liqen për t’u larë por Danieli nuk doli dot nga uji, pasi mund të ketë rrëshqitur në barishte.

“Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qënë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht” thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *