• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga krimi në Durrës ku burri vrau nënën e 6 fëmijëve

Lajme, Të fundit



Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e në Durrës, ku Çlirim Shaholli ka lënë të vrarë bashkëshorten e tij, Adriana.

“Panorama” raporton se 42-veçari e ka pranuar krimin duke u shprehur se në gjaknxehtësi e sipër e ka shtyrë dhe koka i ka rënë në dysheme.

Çifti me origjinë nga Korça ishin prindër të 6 fëmijëve, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi kur ndodhi ngjarja.

Mësohet se ata kanë pasur konflikte të herëpashershme dhe se gjendja e tyre ekonomike ishte tejet e varfër.
40-vjeçarja ishte e vetmja që punonte në shtëpi, ndërsa autori i krimit ishte i papunë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *