• |
ide | kryesore

Helmi i Niko Peleshit për Top Channel: Të paktën pyesni, kur bëni këto lloj lajmesh!

Lajme, Të fundit

Ditën e dielë, Top Channel akuzoi Ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi se urdhëroi Autoritetin Kombëtar të Ushqimit futjen pa u regjistruar në doganë të një kimikati që përdoret kundër insekteve të qershive. Bëhet fjalë për “Silicon Mix”, një kimikat që sipas urdhërit të Peleshit nuk është pesticid, por pleh.

AKU e kishte bllokuar kimikatin, por me urdhërin e Peleshit, situata kishte ndryshuar. Në reagimin e Ministrit të Bujqësisë, citohet ligji ku bazohet kërkesa e Peleshit për AKU: “Plehrat EC FERTILIZER, si preparati për të cilin ben fjalë lajmi, sipas legjislacionit në fuqi, Ligji 10 390 datë 3.3.2011, neni 4 pika 2, germa a, lejohen të qarkullojnë lirshëm në treg, pra pa qënë të detyruar të regjistrohen”

Sipas Peleshit “nuk bëhet fjalë për lëndë me përmbajtje pesticidi, referuar kjo edhe listës së BE për lëndet vepruese në përmbajtje të pesticideve”. Në kronikën e Top Channel, me anë të kamerës së fshehtë transmetohej një filmim nga farmacia bujqësore që e shiste kimikatin për pesticid, ndërsa një eksperte e laboratorit që varej direkt nga ministria konfirmonte se bëhej fjalë për një pesticid.

Përgënjeshtrimin për Top Channel, Peleshi e shoqëron edhe me një këshillë, që gazetarët të pyesin më parë në Ministrinë e Bujqësisë “për këto lloj lajmesh”:

“Duke vlerësuar punën që bën media për të rritur ndërgjegjësimin e konsumatorit për cështje që lidhen me sigurinë ushqimore, pa vënë në dyshim qëllimin e mirë të cdo lajmi, do të ishte në të mirë të misionit, etikës profesionale dhe transparencës, që të paktën për këto lloj lajmesh që janë të karakterit teknik, të merret edhe qëndrimi i institucionit përkatës. MBZHR është e hapur për cdo sqarim dhe informacion” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Bujqësisë.

Më poshtë kronika e Top Channel që akuzon Peleshin për futjen e helmit pa u regjistruar në doganë:

8 Comments

  1. HELM… HELM … HELM

    Nje shashke me shume .

    Ore me ate BABALEN cfare po behet ? Se keto 2 shashkat e kazanit ( njera per luftetarete e ISISit dhe kjo e ‘helmit) sikur e hutuan pak opinionin publik mbi gafen e madhe qe beri PDja me Babalen dhe ministrin Xhafaj.. Nuk po e shoh me Alibeajn me ata 2 pederasat neper televizjone te shprehen per kete teme.

  2. ‘Silicon Mix ‘ eshte nje pleh qe perdoret gjeresisht ne europe dhe absolutisht jo nje pesticid . ( nese dikush e shet per pesticid , kjo nuk do te thote qe ai eshte pesticid , por ai qe e shet po mashtron)

    Per ata qe duan me shume informacion per kete product mund te kerkoni ne google me keto terma :

    1) “Role of Silicon in Plant Culture”
    2) “Do You Need Silicon In Your Fertilizer Regimen? ”
    3) “Impact of silicon on plant growth”

    e plot studime shkencore te tjera per kete product qe i ka kaluar te gjitha testet e BEs per tu tregtuar ne BE.

    Prandaj dhe ata qe bene emisjonin nuk ju kushtonte asgje te kerkonin ne Google se per cfare behet fjale..

    Por disa medja preferojne te SHOKOJNE opinionin me termat HELM , VRASES , etj etj .. dhe pastaj lexojme komente injorantesh qe i urojne ministrit Peleshit qe ti helmohen femijet nga ky product.

    Mua me duket me shume si larje hesapesh midis tregtaresh , biznesmenesh se sa nje lajm i vertete me baze shkencore.

  3. Per ty o –ipa emer-i rivdekjes qe perdor pseudonimin tim -ato Ropt ku ti kesh -duke filluarnga motrat kurva,nga gruaja prostitute,nga ajo qe te ka pjelle -putane.

    ———–Peleshi-thote ;Qe lajmi te kaloje me pare nga ne pastaj ne per media .Si qe moti ku kalonte nga komiteti qendror ,ekzekutiv ,byro e partise .organizata e partise te lagjes deri sa te dilte ne gazete ose ne radio dhe ne te vetmin televizion -tvsh-cencure dhe mentalitet -krippto komunist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu