• |
ide | kryesore

Drøgë në repartin e Zall Herr/ Berisha: Implikon thellë narkoministrin Peleshi

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me rastin e kultivimit të bimëve narkotike brenda repartit ushtarak në Zall Herr. Kryedemokrati e cilëson një skandal të turpshëm për ushtrinë shqiptare. Berisha shton se prej kësaj implikohet Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Sipas tij, Peleshi është akuzuar për parcela kanabisi gjatë periudhës që ka qenë ministër bujqësie.

Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Peleshit, pas këtij skandali që e konsideron dëshmi për “narkoshtetin e Edi Ramës”.

Reagimi i Berishës:

Ushtria e narkoshtetit të Edi Ramës, narko-ushtri.

Në repartin e trupave speciale të Zall Herrit gjenden plantacione me qindëra rrënjë të Kanabis Sativa.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në repartin ushtarak më të ruajtur të të gjithë ushtrisë shqiptare në territorin strikt të mbrojtur të repartit të trupave elitë të ushtrisë tonë, në Zall Herr janë gjetur plantacione me qindra e qindra rrënjë kanabis.

Partia Demokratike deklaron se ky skandal i turpshëm i pashembullt në historinë e ushtrisë shqiptare, ushtri njëkohësisht e Aleancës së Atlantikut të Veriut, implikon thellë dhe me përgjegjësi të rëndë narkoministrin Peleshi i cili është akuzuar për parcela kanabisi gjatë periudhës që ka qenë ministër bujqësie, shtabin e përgjithshëm, zbulimin, policinë ushtarake shërbimet inteligjente të ushtrisë dhe komandën e rapartit të trupave speciale të Zall Herrit. Ky skandal dëshmon tragjikisht shndërrimin e ushtrisë e narkoshtetit të Edi Ramës që është dhe narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në narko-ushtri sikur të ishte ushtri e talebanëve dhe jo ushtri e një vendi anëtar të NATO-s.

Partia Demokratike e Shqiperisë dënon me forcën më të madhe këtë skandal të turpshëm për ushtrinë, por dhe shtetin shqiptar dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit kanabisit Peleshi si dhe vendosjen para ligjit të gjithë përgjegjësve të këtij akti të turpshëm dhe kriminal të shëmtuar.



12 Comments

  1. Makthi i Berishës buron nga perceptimi që ai ka për veten e tij sikur të kishte pushtetin e Artur Metanit. Natyrisht do t’i thërriste prokurorët e gjykatësit, do t’i vinte në rresht siç i vuri për Gërdecin dhe 21 Janarin, dhe do t’i detyronte të mos shikonin çfarë kishte ndodhur dhe çfarë kishte bërë ai dhe djali i tij, që brenda dy viteve bënë një varrezë private me të vrarë në Shqipëri. Plot 30 vetë.

    1. More idiot !
      Po çfarë interesi kishte Berisha që të vriste 4 protestues në 21 janar e 25 në aksidentin e Gërdecit ?
      Çdo kriminalist kur fillon të hetojë një ngjarje me viktima, kriter të parë ka përgjigjen e pyetjes se kujt i interesonte të ndodhte ajo ngjarje.
      Në çdo vend demokratik të botës, kur institucioni kryesor qeveritar sulmohet me dhunë, Garda e ka për detyrë që ta mbrojë qoftë edhe me armë.
      Sa i takon Gërdecit, aksident apo i qëllimshëm, llogjikisht më të interesuarit për të ndodhur ajo fatkeqësi, janë armiqtë e NATO-s sepse fabrika e demontimit të armëve të vjetra të paranoiakut diktator ishte kërkuar nga NATO.
      Çfarë interesi kishte Berisha apo qeveria e tij që të hidhej në erë ajo fabrikë ?
      Të interesuar ishin punistët socialistë sepse ata kanë qenë kundër NATO-s e kur u pranua Shqipëria në ate organizatë, dogjën flamurin e saj.
      Ka 21 vite që mashtrohen shqiptarët se paskej vrarë Berisha në 21 janar e në Gërdec 30 shqiptarë.
      Sigurisht që përgjegjësi morale për këto ngjarje ka pasur edhe Berisha si kryeministër, e ministri i mbrojtjes dha dorheqjen, po ashtu u arrestuan e dënuan si për 21 janarin , ashtu edhe Gërdecin shumë persona.
      Ndërkaq ka 11 vite që me politikën e mbrapshtë të bashkëpunimit të qeverisë Rama me botën e krimit e narkotrafikut, veç helmimit të miliona fëmijve e të rijve europianë nga kanabisi shqiptar, ka pasur me qindra viktime e vrasje të përjavëshme të policëve e antarëve të bandave midis njeri tjetrit.
      A mos edhe për këto fajin e paskej pasur Berisha që i ka denoncuar me forcë ?
      Kryeministrit Rama veçanërisht pas funksionimit të SPAK, po i dalin me dhjetra e dhjetra “kuadro” të partisë e qeverisë të lidhur me botën e krimit e kujton se mund të mbrohet duke deklaruar se mi kanë vjedhur dardhat pas shpine, e përgjegjësia është personale e jo kolektive.
      Rama na qenka engjëlli e të gjithë të zgjedhurit prej tij paskan qenë hajdutë.
      Kështu i bie që Berisha paskej qenë djalli e të gjithë të zgjedhurit prej tij kanë qenë engjëj .

      Dymetroshit i paskan vjedhur dardhat pas shpinës , kurse Berisha i paska ngrënë vetë

      1. Kaq sa komentova për përballjen Berisha Rama më sipër. por ka një thënie të urtë që thotë se njeriu dallohet kur është në hall, e Berisha nga halli i non gratës, u tregua i padrejtë jo vetëm me Bashën por edhe me PD duke e përçarë ate.
        Ishte sigurisht një intrigë e ndyrë e Ramës shpallja non grata e Berishës, por ai nuk duhej tja lejonte vetes që nga ai hall i tij personal, të kthente PD në ish PPSH e Enverit për ti dalë perëndimit kundër e për ta riizoluar Shqipërinë nga bota.

  2. Nuk me habit fakti se rilindja eshte e inkriminuar dhe e korruptuar ne cdo qelize te saje, por

    habia ime eshte se nga u buron gjithe kjo urrejtje per njerzit e thjeshte, qe punojne e djersiten

    per tu siguruar ketyre gjithe te mirat qe burojne nga pushteti. Per vete arrijne qe repartin

    e sigurise se larte ta kthejne ne nje ferme kanabisi kurse per 13 gram hashash nje felmije i

    i gjitonit tim eshte denuar me 5 vite burg dhe kane marre kredi ne banke per tu dhene ryshfet

    gjykatese per ti ulur denimkin. ose ne kohen qe ideonin e zbatonin planin kriminal per

    zhvatjen e qindra milion eurove me inceneratoret futnin ne burg rreth 38 mije qytetare per

    fatura te energjise ose per nderrim tjegullash, apo ne kohen kur shpallin invetitor strategjik

    pjesetaret e bandave vrastare , banesave te qytetareve te thjeshte u futin fadromat e gjithe

    e gjithe mundin e jetes ua shumezojne me zero.

  3. Kurse juve patronazhistëve ju është bërë makth Berisha o i paemër 22:48.Per natë e shikoni në ëndërr.A kujton ushtrinë në kohën e tij . Plotësoi kushtet për në NATO dhe rilindja e kthehu në kooperativë për prodhim kanabisi!!!Dhe ti i qan hallin Berishës që po të ishte ai në pushtet këto skandale s’kishin për të ndodhur.

  4. Po pse hidhesh o patronazhixt ne llogje intriganti, shpifesi e tinezari. Numuron ata te vrare, qe puci tuaj brenda depove e kurdisi.Si puciste qe ini gjetet edhe orarin e menyren per te kryer ate krim, qe si si tia ngjeshnit Berishes, po clidhje kish ai ku kontraten e atjeshme e kish bosi Rames, Delijorgjie co, por ju si zakon i trasheguar nga geni e rraca, qe te vrisni naten, e te qani diten e keni avaz qe nuk i largoheni lehte.Ne se ke vemendjen, e interesin se sa denoncime ndaj pushtetit ka bere, e ben Berisha, e sa na jane nga to, se gj oja keto denoncime e kerkesa na i bekerka per interesa.Keshtu ua do midja e politika qe mos tu bien breket sic u kane rene dita dites, qe ne cdo dite nga nje skandal.Kjo murtaje qe ju ka zene ska e sdo kete ilac tu sheroi.Qelbesira e sektit e pushtetit tyre tashme nuk ka asgje per te na genjyer.Me kete deskrititim, qe po shemben si kala rere mashtruese, vetem zorraxhinjte e servilet, bashkepunetoret ne punet e pista eshte sekti pushtues

  5. Shumë dakord! Nikua Peleshi të japi dorëheqjen!
    Po ti çfarë duhet të bësh që kur ishe në pushtet deklarove tekstualisht:
    -Unë e kamë lejuar kultivimin e Kanabis Stativa për arsye shtetërore. –
    Do të mjaftonte vetëm ky deklarim që ti t’a mbyllësh gojën përgjithmonë o ndyrësirë.

  6. Ku ka me ndyresisre se Rama, e Saje qorri, ua di ci bene vendit, a e di se sot e kesaj dite vendi esht mbushur me kanabis,,, a e di se kjo bande po ju mba ne pushtet.A e di se dhe gjoja e denuat, po e falet Sajen, e me kryesoria , kjo drejtesi soroiste me ishe te komunizmit te na beje drejtesi ne demokraci, cberi,, vrime ne uje, nuk i ngau nje qime nga pasuria Sajes qe e vuri vetem me droge e ryshfet me bandat. Ja kush jeni ju kodoshe, bira kurvi qe e mbytet vendin me droge e korrupsion. I shkon anash ketyre problemeve ore bire kurvi se ngopesh nga hashashi apo korrupsioni qe ben me suiten e qelbur rilindase, ashtu sic ka ne krye hajdutin, mafiozin, mashtruesin tashme te konfirmuar, diktatori i ketij pushteti me votat e vjedhura e te blera bashke me mafienqe e mbron dhe e shoqeron.Ju jeni menxyra e veprimit e te paraqitjes si sekt i rrezikshem trashegimtaresh kodoshe.MORRA TE KUQ.

  7. Kaq sa komentova për përballjen Berisha Rama më sipër. por ka një thënie të urtë që thotë se njeriu dallohet kur është në hall, e Berisha nga halli i non gratës, u tregua i padrejtë jo vetëm me Bashën por edhe me PD duke e përçarë ate.
    Ishte sigurisht një intrigë e ndyrë e Ramës shpallja non grata e Berishës, por ai nuk duhej tja lejonte vetes që nga ai hall i tij personal, të kthente PD në ish PPSH e Enverit për ti dalë perëndimit kundër e për ta riizoluar Shqipërinë nga bota.

  8. Ky koment perserites, ne permbajtje jo shume real. Kush e perjashtoi Berishen nga grupi deputeteve e largoi nga PD ja, qellimi qe kishte Basha per vehten e tij, e pastaj ne c,derexhe e coi partine, e sipas komentuesit te degradohesh akomaPDja, qe pushteti shtypes e bandit te rrinte i qete, me partine e pergjumur e bashkpunuese me shtetin. Asgje nuk ka personale mendoj Berisha ne kete mes,, sepse problemin e non grates e ka sqaruar tashme e dihet se si, e pse e nga kush e ka nofken.Ata qe propogandojne nofken e bejne qellimisht per ta lodhur r dobesuar demokracine e PDne.Koha ka vertetuar e po verteton luftetaret e demokracise ndaj pasardhesve kuqale tinezare e te korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *