• |
ide | kryesore

Nëse vendoset trajneri i Real Madrid – ai do të shesë Ronaldon

Sport



Real Madrid është gati të caktojë Guti si trajnerin e tyre të ri, por ish-mesfushori i Los Blancos ka planifikuar rinovimin e skuadrës kryeqytetase, duke filluar nga shitja e Cristiano Ronaldo.

Diario Gol raporton se Madrid e ka vendosur Gutin në krye të preferencave të tyre për trajner, për të zëvendësuar Zinedine Zidane, pasi Mauricio Pochettino dhe Jurgen Klopp janë konsideruar shumë të kushtueshëm, për të zgjidhur kontratat respektive me Tottenham dhe Liverpool.

Sipas strategjisë së Gutit, sapo të vendoset në krye të merengues, do të largojë nga skuadra Ronaldon, një lojtar për të cilin ai beson se është në fund të ciklit të tij në Bernabeu, ndërsa edhe katër lojtarë të tjerë janë në listën e tij të largimeve të domosdoshme.

Guti dhe Ronaldo kanë luajtur së bashku për Real Madrid, por tani hierarkitë kanë ndryshuar dhe nëse Guti zgjidhet trajner, edhe portugezi nuk është më i paprekshëm si dikur, e për më tepër e ka shfaqur dëshirën për tu larguar nga Madridi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *