• |
ide | kryesore

Alfred Trebicka ofendon Laert Vasilin,’Vetëm ai është kundër nesh,është qurrash’

Paparazzi, Slider



Alfred Trebicka ka folur ditën e sotme për prishjen e Teatrit Kombëtar, ku nuk i ka kursyer edhe fjalët për Laert Vasilin, i vetmi aktor pro prishjes së këtij institucioni.

Pa ia përmendur emrin, Trebicka ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e re” në Ora News, kur ka thënë:“Pro shembjes së godinës vetëm 1 aktor ka dalë hapur “Unë jam pro shembjes”. Kjo pjesa tjetër që janë për teatër të ri, edhe Fred Trebicka është për teatër të ri. Mos të na tregojnë çudira këta që kanë punuar nëpër gjithë teatrot e Evropës dhe erdhën tani që ti tregojnë Tiranës apo Shqipërisë sesi bëhet teatri.

Më pas ai ka vazhduar: “Na tregojnë çudira këta sesi një teatër i ri do të ishte dinjitet, nuk e dimë ne këtë, që ky teatër i ri me të gjitha kushtet komode, bashkëkohore është në të mirën e teatrit. Dhe ne nuk e dinim këtë, shyqyr që erdhën këta qurrashët dhe na e treguan. Për teatër të ri janë të gjithë aktorët, i gjithë komuniteti teatror. Por problemi këtu është se po luhet, po manipulohet me preferenca apo me qëndrime, ti je për këtë, ai është për atë. Është diskutuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve se komuniteti i artistëve është i përçarë, është i ndarë. Në komunitetin e artistëve në mënyrë shumë të arsyeshme ka diversitet. Dhe marrëdhëniet që janë brenda aktorëve po përpiqen t’i manipulojnë sepse është pjesë e së tërës”



1 Comment

  1. Laerti, ky aktor i skenave te teatrove europjane, e siguroi rolin e Romeos…Xhuljeten do ta zgjedhim pas disa vjetesh, kur te mbaroje Teatri Kombetar “Fusha sh.p.k”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *