• |
ide | kryesore

FOTO/ Gëzimi i tifozëve shkakton tërmet në Meksikë

Rusi 2018, Sport



Kishte ndodhur në Itali një gjë e ngjashme kur sizmiografët kishin vënë re lëvizje të tokës përpara himnit të Champions League dhe më pas te goli i Koulibaly kundër Juventus në minutën e fundit të takimit. Në Meksiko Siti është regjistruar tashmë një “tërmet botëror” i shkaktuar nga shpërthimi i tifozëve pas golit të Lozano kundër Gjermanisë.

Sipas të dhënave të “Sismo Detector” ajo që ka shkaktuar lëkundjen e tokës ka qenë kërcimi dhe brohoritja e tifozëve e gjitha në të njëjtën kohë, fiks në orën 10:34 me atë lokale. Tërmeti i regjistruar ka qenë me magnitudë 4. Një gjë e ngjashme u regjistrua një ditë më parë edhe në Peru kur amerikanojugorët morën një penallti kundër Danimarkës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *