• |
ide | kryesore

Video/ Belgjika, me yjet e saj, shkatërron Panamanë

Rusi 2018, Sport, Video



Belgjika thyen 3-0 Panamanë në ndeshjen e luajtur në Fisht Stadium në Sochi, duke marrë provizorisht vendin e parë në Grupin G. Një lojë e dominuar totalisht nga belgët, që nuk arritën në asnjë moment të kalonin portierin Penedo në pjesën e parë, por në të dytën u ngjitën në katedër duke shënuar tre gola dhe duke rrëmbyer 3 pikët e para.
Ndeshje me sens unik, me Lukaku e Carrasco tentuar kuadratin e portës së amerikano-qendrorëve që në minutat e para, duke lënë të kuptohej se ishte cështje kohe shënimi i golit. Por në fakt nuk ndodhi kështu. De Bruyne goditi mbi traversë në minutën e 22, ndërsa portieri panamez u tregua i pakalueshëm 16 minuta më pas në goditjen e Carrascos.
Panamaja e teknikut Gomez mendoi vetëm të mbrohej. U duk se do të thyhej, por për 45 minuta i rezistoi yjeve të Belgjikës.
Por vetëm për një pjesë loje sepse Belgjika shënoi golin e avantazhit me Dries Mertens. Sulmuesi i Napolit ka goditur fluturimthi në minutën e 47, duke e bërë të pavlefshme hedhjen e portierit Penedo. Spektakolar goli i shënuar nga shtatshkurtri, që i jep avantazhin provizor Belgjikës 1-0 ndaj Panamasë.
Nuk u ndal në asnjë moment Belgjika, që dyfishoi shifrat me shënuesin më të mirë të historisë. Romelo Lukaku shënoi me një goditje të saktë me kokë në minutën e 69, pas një asist të De Bruyne. Ndëshkoi Panamanë sulmuesi i Manchester United, që qetëson Djajtë e Kuq me golin e sigurisë.
Nuk ka mbaruar show i numrit 9. Dygolësh personal i Romelo Lukakut, që realizon edhe golin e tretë për Belgjikën. Sulmuesi i Manchester United, vulos suksesin përballë Panamasë, duke u treguar i saktë para portës.
Përfundon me fitoren e Belgjikës 3-0, me skuadrën e teknikut Roberto Martinez që merr tashmë kryesimin e Grupit G, ndërkohë që Panamaja e fillon keq, por në fund të fundit nuk është se pritej ndryshe përballë një prej pretendentëve për Kupën në Rusi 2018.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *