• |
ide | kryesore

Ekzekutimi me snajper i 23-vjeçarit në Vlorë, i riu kishte ardhur nga Belgjika për pushime

Lajme, Të fundit
snajper. sinomati, ballkoni



Një atentat me snajper ka tronditur qytetin e Vlorës dje. Të dielën, rreth orës 22:00, në rrugën “Hajko Çakërri” u qëllua për vdekje Gëzim Sinomati, 23 vjeç. Mësohet se i riu po qëndronte në ballkonin e shtëpisë, ku u godit me snajper nga autor të paidentifikuar. 23-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Sakaq, mësohet se Sinomati kishte ardhur në Vlorë për pushime pasi jetonte në Belgjikë.

Mësohet se 2 vitë më parë i kanë bërë një atentat xhaxhait të viktimës. Më vonë gjatë mbrëmjes, u gjet një automjet tip “BMW” i djegur plotësisht në lagjen “24 Maji” në Vlorë, që dyhohet se mund të jetë përdorur nga autorët e krimit. Policia deri më tani ka shoqëruar 10 persona të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *