• |
ide | kryesore

Akuza/ Arbitri i ndeshjes Portugali – Marok i kërkoi bluzën Ronaldos

Rusi 2018, Sport



Hidhen akuza të forta ndaj gjyqtarit të ndeshjes Portugali – Marok, (1-0) se ka favorizuar luzitanët.

Futbollisti maroken Nordin Amrabat tha se gjyqtari Mark Geiger kërkoi bluzën e Ronaldos në pushim të takimit.

“Nuk e di me çfarë është mësuar arbitri, por pashë që ishte shumë i mahnitur nga Kristiano Ronaldo.

Dëgjova prej Pepes në pjesën e parë, se i kishte kërkuar nëse mund të siguronte fanellën e tij. Këtu jemi në Kupën e Botës, nuk po flasim për ndonjë cirk” – deklaroi lojtari Marokut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *