• |
ide | kryesore

FOTO/ E dashura e Ronaldos mburret në stadium me unazën diamanti

Sport



Cristiano Ronaldo po e shijon në maksimum Kupën e Botës që po mbahet në Rusi. Ai ka shënuar deri tani 4 gola duke kryesuar listën e golashënuesve. Por duket se gjithçka po shkon mirë edhe në jetën private. Duket se ai po shkon drejt martesës me të fejuarën e tij Georgina Rodriguez.

Ajo u pa në stadium në ndeshjen e Portugalisë me Marokun ku spikati një moment që u tregonte mikeve të saj unazën prej diamanti që ka marrë nga CR7. 24-vjeçarja dukej krenare me dhuratën që kishte marrë.

Çifti ka një vajzë mes tyre, Alana Martina që lindi në nëntorin e kaluar. Ronaldo është baba edhe i 3 fëmijëve të tjerë, Cristiano Ronaldo Jr dhe binjakëve Eva dhe Mateo të lindur nga nëna të panjohura, por ai ka të drejta të plota mbi ta. ©LAPSI.al

Cristiano Ronaldo with his newborn baby twins



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *