• |
ide | kryesore

Maradona në lot, Argjentina mos qaj për Mesin

F1, Rusi 2018, Sport

Argjentina ishte skuadra e kuotuar ndër favoritet kryesore për triumfin në Rusi 2018. Pak për faktin se ishte nënkampione e botës në fuqi, pak se Albiceleste kishte repartin ofensiv më të kompletuar të Botërorit, mjafton të kujtojmë që në pankinë ishin Dybala e Higuain, ose që nga TV ndeshjen me Kroacinë e ndoqi Icardi. Por dy ndeshje një pikë janë katastrofe, edhe më e madhe por të shohësh përmasat e një disfate të pamenduar. Lionel Messi konsiderohet një nga më të mëdhenjtë që fushat e gjelbra kanë parë, pasardhës i Diego Maradonës, atij kampioni që në tribunat ruse vuan më tepër se të gjithë për një skuadër, që kishte shumë më pak kampionë në 1986 kur u shpall kampion bote për herë të fundit, por që kishte sedër dhe karakter, ndoshta dhe pak fat. Dora e Zotit ndihmoi Maradonën, por ishte larg Messit. Numri 10 i Barcelonës gjithcka e ka bërë me fanellën blaugrana, Argjentina asnjëherë nuk ka qenë e varur prej tij, ose më saktë Messi nuk ka bërë liderin si duhet tek bardhekaltrit. Dëshpërimi i Messit në fund të 3 shuplakave të forta ballkanase ka më tepër dhembjen e një dueli të humbur me Cristiano Ronaldo, e një mundësi të fundit të çuar dëm, madje të hedhur në kosh në mënyrën më të keqe. Lotët e Diegos në tribunë janë simboli i një dinastie të mbyllur, e një keqardhje për një kampion si Messi që me Argjentinën nuk u gëzua kurrë, për një Argjentinë dështake, me një trajner që ka përgjegjësitë e tij thelbësore. Në Nizhni Novgorod, Jorge Sampaoli ka notën më të ulët, 3 – Zgjedhje të dështuara, që në ndeshjen e parë. 3-5-2 i prezantuar me Kroacinë nuk shihej me sy dhe nuk dinte çtë bënte në fushë. Dybala e Higuain janë luksi i pankinës dhe u provuan kur ferri kishte zbritur në tikë për Albicelesten dhe vetë Zoti të zbriste do ta kishte patur të vështirë të kthente situatën… Messi më shumë se 4 nuk meritonte, më pak ndoshta po – Që kur humbi 11 metërshin me Islandën hija e dështimit sillej mbi kampionin argjentinas. Asnjë goditje në portë, veproi larg portës, pasiv gjë që nuk priotej nga njëri që mban në krah shiritin e kapitenit. Argjentina sot është e varur në fije të perit, asgjë nuk është më në duart e tyre. Messi këtë e kuptoi, por nuk kishte forcë ta ndryshonte. Maradona e kuptoi në tribunë dhe lotoi sepse nuk kishte më moshën për të zbritur në fushë…





3 Comments

  1. Për të qenë realistë duhet pranuar se ndonëse edhe kroatët kanë një futboll cilësor, kjo ndeshje u dominua nga epërsia e futbollit argjentinas. Trajneri kroat bëri një punë të mençur që nga mbrojtja energjike, e kaloi skuadrën e tij në sulme ndonëse jo të shumta, por energjike e me rezultat.
    Hyrja e të uruarit top në rrjetë në sportin e futbollit, jo gjithmonë është tregues i performancës së një skuadre, por veç rastësisë e fatit, luan rol edhe aftësia e trajnerit.

  2. Futbolli eshte loje kolektive.Kush i var shpresat tek nje,apo dy yje,nuk e njihka futbollin.Edhe nje yll,po nuk luftoi me shpirt,.eshte i deshtuar.Mesi,nuk ka dashur te luaj me Argjentinen,se si individualist,qe te gjithe lojtaret punojne (tek Barcelona),per te furnizuar Mesin,nuk e pret kete “favor”,tek kombetarja e vet.Prandaj nuk fitoi Argjentina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu