• |
ide | kryesore

Ditmir Bushati konfirmon takimin me Kocias në Rodos

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm do të takohet në Rodos me homologun e tij grek, Nikos Kocias. Në një njoftim për mediat, Ministria e Jashtme, njoftoi se Bushati po merr pjesë në Konferencën e Tretë për Siguri dhe Stabilitet në Rodos. Sipas njoftimit, “gjatë punimeve të kësaj konference, Ministri Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias do të zhvillojnë një takim gjatë të cilit do të diskutojnë ecurinë e dialogut mes dy vendeve”.

Burime diplomatike thanë për Lapsi.al se bisedimet me palën greke vazhdojnë ende me qëllim që të arrihet marrëveshja sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë, sipas mediave greke në këtë takim do t’i jepet dora e fundit marrëveshjes me Greqinë për paktin detar, për heqjen e ligjit të luftës apo për çështjen e pronave, por që nuk përmend në asnjë moment çamët. Po ashtu, mediat e huaja paralajmëruan një takim Rama-Kocias para datës 28-29 qershor, datë kur vendoset për hapjen ose jo të negociatave nga Këshilli Europian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *