• |
ide | kryesore

Rhodos/ Pushime falas për turistët që u larguan për shkak të zjarreve

Lajme, Të fundit



Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis fton turistët që humbën pushimet në Rodhos për shkak të zjarreve masive, për një javë pushime falas.

Mësohet se java e pushimeve falas nga ana e qeverisë greke dhurohet Javën në vjeshtë ose pranverë për të gjithë ata turistë që u detyruan që të largoheshin nga ishulli për shkak të zjarreve.

Në një intervistë për kanalin televiziv britanik ITV, Mitsotakis ka deklaruar se “Qeveria greke në bashkëpunim me pushtetin lokal do të ofrojë një javë pushime falas në ishullin Rodhos pranverën e ardhshme ose në vjeshtë, për të gjithë turistët që humbën pushimet për shkak të zjarreve. Rodhos sot është më mikpritës se kurrë, situatës në ishull është kthyer në normalitet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *