• |
ide | kryesore

Mbyllet raundi i tretë i bisedimeve Shqipëri-Greqi: Takimi konstruktiv dhe në një klimë pozitive

Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton mbylljen e raundit të tretë të bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Në njoftim për median thuhet se takimi ishte konstruktiv dhe në një klimë pozitive.

“U mbyll dje më 22 qershor 2018, në Athinë raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi ishte konstruktiv dhe u zhvillua në një klimë pozitive, miqësore dhe bashkëpunuese. Grupet negociatore do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të të dyja palëve.” 

Më 21 qershor duke iu referuar takimit në Rodos mediat greke shkruanin se dy ministrat e jashtëm po i jepnin dorën e fundit marrëveshjes dypalëshe për zgjidhjen e problemeve ndërmjet dy vendeve.  Ata nuk dhanë detaje mbi marrëveshjen, perveçse bënë me dije që në të nuk do të kishte referime ndaj çështjes çame.



1 Comment

  1. Po mor po , konstruktiv me hell ne byth , por krenar ama . Ju dhe ata me pare shitet gjithçka per pak pushtet . Kurvat ne te gjithe boten vetem nje zanat dine te bejne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *