• |
ide | kryesore

Erdogan flet pas fitores: Turqia i dha botës një shembull demokracie

Lajme, Të fundit



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura të dielën në Turqi.

“Lus Allahun që zgjedhjet e 24 qershorit të jenë në dobi të vendit dhe popullit tonë … Kombi ynë më dha detyrën e presidencës dhe pushtetit ekzekutiv”, – u tha Erdoğan gazetarëve në Stamboll duke cituar rezultatet jozyrtare, sipas të cilave ai bëhet lideri i parë i Turqisë nën sistemin e ri presidencial të qeverisjes.

“Qytetarët i dhanë përgjegjësi të madhe Aleancës Popullore dhe AK Partisë duke ua besuar shumicën në kuvend”, shtoi Erdoğan, duke iu referuar aleancës parazgjedhore me Partinë Lëvizja Nacionaliste (MHP).

Presidenti turk theksoi se siguria e vendvotimeve dhe liria e votimit gjatë zgjedhjeve të sotme është tregues i fuqisë së demokracisë së Turqisë.

“Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë me pjesëmarrje e cila arrin deri në 90%”, – u shpreh Erdoğan.
Ai tha se qëllimi i qeverisjes së re do të jetë që Turqia të arrijë drejt synimeve të vitit 2023.

“Do të vazhdojmë të përpiqemi që Turqia të shkojë edhe më përpara në çdo fushë”, tha Erdoğan. /AA



2 Comments

  1. tashme populli turk e tha qarte vullnetin e tije ,mbi bazen e vlersimit te punes se sukseseshme te ulleheqesit tyre ne cdo fushe ,botes i mbetet vecse ta respektojne kurse pucisteve te zbrapsen dhe ndryshojne ,koha mo jep leksionin e vlersimit bindjes dhe pranimit per tjetrin ate cfar duam per vete qe te ndjehemi gjith mire koha po na bind ne nevojen dhe domosdoshmerit koha po na binde ti vlersojme pranojme zhvillojme , dhe ndjekim gjithcka sipas faktit rregullit ligjit natyralitetit te funksionit ,jo deshirave dhe intertesit ,se kjo metode per boten me nuk funksionon ,mbasi shkatrron gjithcka,i uroj suksese keti lideri dhe uroj qe bota te kete shum si ky mbasi ky ben pjese ne 1 nga 4 grupet njerzore qe boten e mban pa u shkatrrue

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *