• |
ide | kryesore

Mirela Kumbaro shmang daljen para seancës dëgjimore për Teatrin

Lajme, Të fundit



Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nuk do të marrë pjesë nesër në orën 11:00 në Komisionin e Medias ku ishte planifikuar një seancë dëgjimore për çështjen e Teatrit Kombëtar, ku ishte thirrur edhe Kumbaro.

Përmes një shkrese, ministrja ka njoftuar kryetaren e Komisionit, Albana Vokshi, se nuk do të paraqitet nesër në Komisionin Parlamentar të Kulturës për një seancë dëgjimore për shkak të axhendës së ngarkuar.

Kujtojmë se për këtë projektligj, Kumbaro ishte ftuar dhe këtë javë në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, por seanca doli jashtë kontrolli kur aty u shfaq Erion Veliaj. Në vend të diskutohej për projektligjin që i jep një firme private tokën publike në këmbim të ndërtimit të teatrit, seanca u ndërpre me gjysmën e pjesëmarrësve të komisionit të larguar.

VIDEO/ Shikoni si reagoi Erion Veliaj kur iu turr Flamur Noka 

Deklarata e PD:
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro refuzon Parlamentin për të bërë transparecën mbi projekligjin korruptiv të shembjes së Teatrit Kombëtar për të ngritur atje kullat e klientëve të Ramës dhe Veliajt. Përmes një shkrese, ministrja ka njoftuar kryetaren e Komisionit, Albana Vokshi, se nuk do të paraqitet nesër në Komisionin Parlamentar të Kulturës për një seancë dëgjimore, që është nje nga mjetet me të cilat opozita parlamentare kontrollon qeverinë. Kjo është e disata herë që ministrja refuzon Parlamentin kur duhet të japë llogari për projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së pronës publike në favor të një firme private të lidhur me Ramën dhe Velaij. Ministrja Kumbaro është nismëtare e këtij projekligji, por që ende nuk ka dhënë asnjë llogari për të. Herën e fundit ajo vendosi të shoqërojë Erion Veliajn dhe të braktisë seancën dëgjimore për ligjin e posaçëm antikushtetues për Teatrin. Deri tani Mirela Kumbaro nuk ka asnjë prononcim për këtë çështje.



4 Comments

  1. po kjo eshte rilindase mo, kjo beri kar-iere se i ra rruga andej. pse kujtoni se vertet po promovojne meritokracine ? si u ngriten ne kembe rilindasit ? me arsyetim skuthi dhe hajduti, po tani jane me te sofistikuara se ven syze rrumbullake dhe autoklasifikohen dhe si kuratore me pak ndihme nga marksistet e vjeter qe jetojne ne lluks akoma ne kurriz te te tjereve. cte mundohesh me, me mire po gjejme ndonje pune magazinier sesa te te hapet barku me keta profesionistat e karit. ska gje jemi mesuar nga sistemi bollshevik. maksimumi qe do ju bejme eshte tju prishim pak qetesine tuaj absolute me pak shkrime ne fb, edhe pse dhe ktu keni filluar me propagande lindje vs perendim se aq tru kini te themi te drejten ( nuk e kam fjalen per kete portal ). o burra marrim kazmen se sna lane gje psudosocialistat e komunizmit.

  2. mundohu te besh kariere, jo mo vlla, do e fillosh 100 her nga e para kur te na teket neve, urdhroni mbajeni ket zagare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *