• |
ide | kryesore

Gazetarët e pyesin për gërmimet para derës, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare: S’mbaj përgjegjësi

Lajme, Të fundit



Persida Asllani, Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare doli sot në një konferencë para gazetarëve për të folur për gjendjen e emergjencës të shpallur një ditë më parë pasi u përmbyt kati i nëndheshëm i hapësirave depozituese të koleksioneve bibliotekare (libra, revista, gazeta), duke dëmtuar e lagur materialet bibliotekare të sistemuara në nivelet e ulta të sallës.

Ajo tha se nuk mund të mbante përgjegjësi për përmbytjen e ndodhur si pasojë e reshjeve, ndërkohë që gazetarët shpejtuan t’i kujtonin gërmimet mu para derës së Bibliotekës.

As unë dhe askush deri tani nuk e ka këtë ekspertizë së nga çfarë u shkaktua kjo përmbytje. Presim përgjigje nga institucionet. Biblioteka Kombëtare është jashtë standardit për të ruajtur nga uji dhe jemi në gjendje alarmante. Ne kemi kohë që kemi kërkuar një Bibliotekë te re Brenda Standardeve. Unë përgjigjem për mbarëvajtjen e institucionit, jo për përmbytjen. Këtu të gjithë prej 72 orësh po punojmë që t’i bëjmë sa më të lehta dëmet”, – tha ajo.



3 Comments

  1. Ti moj zonje duhet te pergjigjesh per GJITHSHKA prandaj ke ate detyre e prandaj merr ate page.Neqoftese nuk i ben dot te gjitha atehere hap krahun dhe lerja detyren dikujt qe mund ti beje te gjitha se jeni llastuar shume nje kategori si ju.

  2. Shkaterruat c’do gje qe ka lidhje me -kulturen-e ketij vendi .Ti nuk mban pergjegjesi qe u mbyten librat ne bibloteken ku je drejtoreshe ,po kush e mban pergjegjesine ai qe shet -majdanos dhe sallate jeshile -per te marre nje buke per te ushqyer femijet ,nje tjeter nderton mbi vlerat mesjetare mbi qendrat arkeologjike,nje tjeter thote te prishim teatrin ku ai isitucion thote me shume se kulture.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *