• |
ide | kryesore

VIDEO/ Përplasen tre automjete në Gjirokastër-Kakavijë, dy të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin sot në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë, në vendin e quajtur Kordhocë, ndërsa janë përplasur tre automjete. Sipas policisë, janë përplasur mjetet tip Mercedes Benz me targa AA 400 CV, me drejtues shtetasin I.B, banues në Gjirokastër. Automjeti tip Wolsvagen me targa AA 031 CG, me drejtues shtetasin B.K, banues në Tiranë. Si dhe automjeti tip Wolsvagen me targa AA 246 IM, me drejtues shtetasin A.M, banues në Këlcyrë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit B.K dhe O.B të cilët ndodhen në spitalin rajonal “Omer Nishani” për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *