• |
ide | kryesore

Argjentina e Franca, asnjëra superiore

Rusi 2018, Sport



Në Kazan Arena përfundojnë 45 minutat e parë të 1/8 e finaleve të Botërorit Rusi 2018. Argjentina e Franca barazojnë 1-1, në një ndeshje të ekuilibruar, në të cilën francezët patën impaktin më të mirë, duke u imponuar me shpejtësinë e Mbappe.
Deschamps është agresiv në reshtimin e Les Bleus, duke preferuar Matuidi për Tolisso në një mesfushë me tre lojtarë, ndërkohë që Giroud do të luajë i mbështetur nga Griezmann e Mbappe.
Antoine Griezmann kaloi në avantazh Francën përballë Argjentinës, por merita kryesore është e Kylian Mbappe që fitoi 11 metërshin në minutën e 11. Fantastik sulmuesi i PSG që detyroi Rojo ta pengojë në zonë, ndërsa nga pika e bardhë nuk gabon Griezmann.
Tekniku, Jorge Sampaoli, edhe pse e ndryshoi sërisht 11-shen titullare, la jashtë fushës Higuain e Dybala, ndërsa Pavon e Di Maria mbështetën në qendër të sulmit Lionel Messin.
Amerikanolatinët mbajtën zotërimin e topit por nuk u bënë kurrë të rrezikshëm deri kur Di Maria nxorri nga repertori një gola autori. Barazoi rezultatin me një gol spaktakolar mesfushori i PSG, atëherë kur dukej se skuadrat do të shkonin me 1-0 në dhomat e zhveshjes, duke ndëshkon Francën me një gol nga distanca në minutën e 41′.
Les Bleus janë ende të pamundur, ndërsa amerikanojugorët duhet të tregojnë se pas grupeve janë një tjetër skuadër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *