• |
ide | kryesore

Mbappé merr vlerësimin nga ai që nuk e priste

Rusi 2018, Sport



Çfarë ndeshje! Të shtunën, kundër Argjentinës (4-3), Kylian Mbappé ka mahnitur publikun në “Kazan Arena” duke dhuruar një performancë të jashtëzakonshme me dy gola dhe një penallti të fituar pas një vrapimi prej 60 metra meshpejtësi mesatare 37 km/ h!

Kylian Mbappé u bë kështu lojtari me moshë më të re që ka arritur të shëojë një dygolësh në Kupën e Botës pas Pelé. Braziliani i ka dërguar një mesazh urimi Mbappé, tashmë autori i 3 golave në “Rusi 2018”.

“Urime Kylian Mbappé, dy gola në një Kampionat Botëror, kaq i ri, kjo ju vendos një një pozicion të mirë. Ju uroj fat të mbarë në ndehjet tuaja tëtjera, pro jo kundër Brazilit!”, ka shkruar ish-lavdia braziliane, mbështetësi nr. 1 i Seleçao.

Carlos Bianchi, ish-sulmues argjentias i PSG, gjithashtu i ka drejtuar një mesazh Mbappé: “Ai është që tani një nga sulmuesit më të mëdhenj të Botës. Ai ëshë 19 vjeç, e pastaj? Pele ka fituar Kupën e Botës në moshën 17 vjeçare, Diego Maradona ka shkëlqyer 18 vjeç. Në futboll, nuk ka rëndësi moshës”, kujtoi ai.

Në një ndeshje, Kylian Mbappé i ka bërë të gjithë të bien dakord. Duke pritur, ndoshta, një tjetër paraqitje madhështore kundër Uruguait, në 1/4 te finaleve të Botërorit, të premten e ardhshme.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *