• |
ide | kryesore

Mbappé trashëgon 10 e Modric, Endrick merr 9 e Benzema: AS zbulon ndarjen e numrave të Real Madrid

Sport, Video
Endrick



Numrat kanë peshë, sidomos kur bëhet fjalë për një klub të madh e me histori si Real Madrid. E kur pritet një verë e nxehtë merkato, me ardhjen e paralajmëruar të Kylian Mbappé apo me vendimin për të marrë menjëherë në Bernabeu talentin Endrick, në vëmendje janë kthyer numrat. ato që kampionët e Blancos do të mbajnë mbi shpinë

Sipas asaj që raporton AS, Real Madrid tashmë ka vendosur se cilët do të jenë numrat e fanellave për sezonin e ardhshëm. Kurioziteti i madh është padyshim ai që Kylian Mbappé do të zgjedhë. 7 është numri më përfaqësues i Real Madrid: numri që ka mbajtur Raul e Cristiano Ronaldo. Ai numër tani është në pronësinë e Vinicius Junior. Jo një i çfarëdoshëm që mund ta privosh nga përgjegjësia. Kështu, që sulmuesi francez duhet të trashëgojë numrin 10 aktualisht në pronësi të Luka Modric. Për kroatin është viti i fundit në Madrid. 9 ndërkohë që dikur zotërohej nga Benzema dhe Ronaldo Fenomeni do të jetë numri i të riut Endrick.

Lexo më tejPSG, Luis Enrique shfryn inatin: “Fyerje për Mbappé? Të gjitha gënjeshtra, jam i kënaqur nga ai”

Braziliani me shumë mundësi do të mbërrijë menjëherë në Madrid pa u huazuar te Palmeiras, ndërsa Rodrygo do të mbajë 11. Gjithcka mirë e bukur? Ndoshta po, por ndoshta edhe jo. Një ardhje e befasishme si ajo e Erling Haaland, që është nën vëzhgimin e merengues për kluazolën që ka në kontratë, mund të përmbysë ndonjë gjë: natyrisht në dëm të Endrick.

https://www.youtube.com/watch?v=2bZUx9y3_cE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *