• |
ide | kryesore

PSG, Luis Enrique shfryn inatin: “Fyerje për Mbappé? Të gjitha gënjeshtra, jam i kënaqur nga ai”

Sport
Luis Enrique



Kylian Mbappé nuk e priti mirë zëvendësimin ndaj Marseille, por Luis Enrique mohon kategorikisht se sulmuesi francez e ka fyer atë në momentin e zëvendësimit. “Gjëja kurioze është se një gënjeshtër gjeneron shumë gjëra. Dikush shpiku një fyerje dhe të gjitha llojet e spekulimeve nisin prej andej – shpjegoi trajneri i PSG-së në konferencë -. Pas ndeshjeve jam i lodhur, nuk i kushtoj vëmendje. Por jam shumë i lumtur me Kylian, ai po sillet shumë mire. Kjo është një lojë që nuk më prek aspak, mundohem të jap versionin tim më të mirë”.

I pyetur nga një koleg për pakënaqësinë e Mbappe, Lucho përgjigjet dukshëm i mërzitur: “A e dini moshën time? Sa vjeç jeni? Ju jeni i ri. Unë jam 53 vjeç, kam shumë përvojë”.

Lexo më tej: Luis Enrique: “E mbaj Mbappé në pankinë kundër Barcelonës por më paguaj. Më dërgo faturën”

Luis Enrique, në prag të ndeshjes kundër Rennes, përpiqet të mbajë grupin të bashkuar për këtë finale intensive të sezonit, i fundit i Mbappe nën Kullën Eifel. “Do të doja që sezoni të mbyllej mrekullisht për PSG dhe për Kylian. Jemi të gjithë në të njëjtën barkë”, përfundoi Luis Enrique, duke hedhur ujë në zjarr për të shmangur stuhitë e mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *