• |
ide | kryesore

Sam Smith, i dëshpëruar për ndarjen nga i dashuri

Paparazzi, Slider



Një tjetër çift që i ka fund lidhjes së tyre është këngëtari i njohur britanik Sam Smith dhe aktori i “13 Reasons Why”, Brandon Flynn.

Ndryshe nga çifti Liam-Cheryl që zgjodhën lajmin ta jepnin në rrjetet sociale, Sam e ka dhënë në koncert.Teksa po performonte në Barclays Center, Brooklyn ai ka ndaluar koncertin dhe për disa momente ka folur me publikun e tij duke rrëfyer edhe ndarjen nga Brandon.“E di që të gjithë këtu po kalojnë momente të vështira dhe ndarjeje ashtu sikurse edhe unë. Prandaj dua që sonte t’i harrojmë të gjitha e të gjithë dhe të festojmë”, – ka thënë nën lot Smith.

Ndërkohë, HollywoodLife shkruan se lotët  e Sam në koncert kanë qenë për aktorin e serialit të njohur sepse nuk ka pak ditë që të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së bashku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *