• |
ide | kryesore

10 tërmetet më të forta që kanë goditur Shqipërinë që kanë shkaktuar qindra viktima

Lajme, Të fundit



Shqipëria ka përjetuar këtë të mërkurë një seri tërmetesh që kanë sjellë panik në qytetet kryesore të vendit. Epiqendra ishte në Hamallaj të Durrësit me një forcë 6 ballë dhe magnitudë 5.1 të shkallës Rihter.

Pavarësisht shkallës së madhe të regjistruar, ky tërmet nuk ka të krahasuar me qindra të vdekur që shqiptarët kanë parë në vitet e shkuara. “Cat Monitor” ka publikuar një shkrim në lidhje me 10 rastet më tragjike të tërmeteve të rëna në Shqipëri.

1. Tetor 17, 1851, Dëme dhe shkatërrime në qytetin e Beratit; Numri i të vdekurve mbi 400, Lëngëzim i shtresave të sipërfaqes së tokës shoqëruar me një pluhur sulfuri, rrëshqitje të mëdha dhe plasaritje e shtresave të tokës.

2. Tërmetet gjatë Korrik – Gjatë tërmetit më 3 Gusht 1855: U shkatërruan fshatrat Bushat, Juban, Kozmac dhe Vau Dejës ; Dëmtime shoqëruar me plasaritje të sipërfaqes së tokës pati edhe në Shkodër, Karmë, Dushan, Toplanë dhe Bruc.

3. Tërmeti i Dhjetor 22, 1919 në Leskovik- Konicë; Shumë shtëpia u shkatërruan dhe shumë të tjera u dëmtuan rëndë në fshatrat përreth; Fshatrat grekë: Isboros, Plavoli, Belthonsi dhe Kapaztiko në rajonin e Konicës u shkatërruan plotësisht.

Mungojnë të dhënat për dëmtimet në qarkun e Kolonjës; Dëmtime pati (observime në terren në 1972) në fshatin Barmash dhe më pas në fshatin Qafzez. Rrëshqitje toke në zonën e Leskovikut.

4. Tërmeti i 18 Dhjetorit në 1920, në Elbasan; Në qytetin e Elbasanit u shkatërruan plotësisht 173 shtëpi, ndërsa të gjitha të tjerat u dëmtuan lehtë. Zona e dëmtimeve arriti deri në Peqin. Numri i të vdekurve ishte 14, ndërsa i të lënduarve arriti rreth 300 persona. Në disa zona u shoqërua edhe me plasaritje të sipërfaqes së tokës.

5. Tërmeti i 30 Mars 1921, në zonën e Peshkopisë; Shumë dëme u shënuan në qytetin e Dibrës në Maqedoni, ndërsa të dhënat për dëmet në territorin shqiptar mungojnë.

6. Tërmeti në Ultësirën e Nënshkodrës më 27 Gusht 1948; Dëmtime serioze u shënuan përgjatë lumit Buna në qytetin e Shkodrës, por dëmet më të mëdha pësoi fshati Trush, në të cilin u shënua 1 i vdekur dhe 21 të lënduar. Lëngëzim masiv përgjatë dy anëve të lumit Buna.

7. Tërmeti i Lushnjës më 1 Shtator 1959; Dëmtime serioze pësuan fshatrat rreth Lushnjës, Fier, Rrogozhinë, Peqin, Kuçovë dhe Berat; Në qytetin e Lushnjës dhe në fshatrat Karbunarë dhe Karbunarë e Vogël nga 944 shtëpi në total, 109 u dëmtuan plotësisht ndërsa 510 të tjera u dëmtuan rëndë; Dëmtime pësuan edhe institucione si shkolla, spitale, kinema, etj në qytetin e Lushnjës, Fierit, Rrogozhinës dhe Peqinit. Lëngëzim masiv dhe mosqëndrueshmëri e sipërfaqes së tokës.

8. Tërmeti i 30 Nëntor të 1967 në Librazhd-Dibër; Dëmtime të rënda u shënuan në qarkun e Lushnjës dhe të Dibrës (13 zona me 177 fshatra) në Shqipëri si dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë; 6,336 godina u dëmtuan nga të cilat 534 u shkatërruan plotësisht .

Dëme u shkaktuan edhe në zonat e qarkut të Elbasanit, Tiranës, Rrëshen, Burrelit dhe Pogradecit ku numri i viktimave arriti në 12, ndërsa i të lënduarve në 174 persona; Shkëputje toke në formë zigzag në një gjatësi 30-50 km si dhe zhvendosje vertikale prej 20-50 cm në sipërfaqen e tokës, rënie masive e gurëve (pjesë shkëmbore) sidomos përgjatë zonës së epiqendrës.

9. Tërmeti i 3 Prill 1969 në Tepelenë. Dëmtime serioze u shënuan në qarkun e Mallakastrës, Tepelenës, Fier, Berat, Vlorë, Përmet dhe Skrapar. 5,331shtëpi dhe 842 godina të tjera pësuan dëmtime të rënda. Fshatrat Rabije, Izvor dhe Cërrila (Tepelenë) u shkatërruan plotësisht, Shkëputje masive e sipërfaqes së tokës në fushën e Luftinjës.

10. Tërmeti i Tiranës më 9 Janar 1988. Ky tërmet u ndje kryesisht në qytetin e Tiranës, dhe në fshatrat përreth saj si Petrelë e Arbanë në të cilat u shënuan dëme të lehta.



2 Comments

  1. ne liste mungon termeti i vjeshtes se dyte te 1911 ne Pogradec i cili njihet si termeti me i fuqishem i regjistruar ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *