• |
ide | kryesore

DOKUMENTI/ Zbulohet kontrata e shitjes së truallit në 1938-n: Do përdorej vetëm për Teatër

Lajme, Të fundit



Jorida Tabaku publikoi dokumentat autentike të vitit 1938, që ndalojnë tjetërsimin e pronës tek Teatri Kombëtar.

doc1

Tabaku i paraqiti dokumentat në Komisionin e Ekonomisë, si argument shtesë se akti i qeverisë është korruptiv dhe shkel çdo normë kushtetuese për pronësinë.

“Unë sot këtu po publikoj kontratën e shitblerjes nënshkruar në vitin 1938 nga familja Libohova, që i është shitur përfaqësuesit të shtetit italian. Në kontratë thuhet specifikisht që ai që e blen truallin, nuk e përdor dot për asnjë destinacion tjetër, përveçse për Teatër. Qeveria italiane që atëherë më largpamëse sesa qeveria shqiptare e cila sillet si pushtuese e trojeve publike”, tha Tabaku.

Bashkëngjitur është kontrata e cila vërteton se prona ka një sipërfaqe prej 10625.31 metrash katrorë. E blerë nga Francesco Jacomoni në llogari të Mbretërisë Italiane për 7 franga floriri metri katror. Në total 74377.17 monedha floriri.

“Qeveria Rama ka sjellë një ligj që ne si shqiptarë të legjitimojmë një kontratë antikushtetuese, të pamoralshme dhe antikombëtare për të ngritur në tokën e blerë për qytetarët një kullë me emrin Rama”, vuri në dukje Tabaku.

 

doc9doc3doc9doc8doc7doc6doc4



5 Comments

  1. kujt i thua o tabaku.kazanve mero,bushati,muq nano,sokol palla,mingjozi,vasjari,dy nazarkot qe edhe po ju dhe rama zhelet e spartak brahos thon rama na dha dardha.

  2. Kjo e ures Tabakve te merret me mbrojtjen e interesave te qytetareve shqiptare të cilët e kane zgjedhur, dhe jo për të bërë avokaten mbrojtes te huajve te cilet kane nje te kaluar aspak per tu pasur zili per demin qe i sollen Shqiperise prej 7 prillit 1939 ….. dëm te cilet po e paguajnë akoma sot shqiptaret kudo ku jane. Bleresit e truallit kane studio avokatie gjigande ne Shqiperi dhe nuk kane nevoje per ty …..

  3. Shumë interesant mendimi i Aliut….dmth na doli pronësia e taljoneve pranaj po u boka kaq zhurmë se taljonet nëpërmjet fushave na dashkan tokën…..hajde hajde…

  4. Bobo sa gomar qenke….. avokate e të huajve!!!!!!?????????
    Çfarë dëmi paguan o idiot, apo se në Itali jetojnë më shumë se gjysëm milion shqiptarë se teveqeelat i ngjiten pushtetit si muti për këpuce dhe rijnë në Shqipëri.

  5. Bravo Jorida, qe ke nxjerre letrat e pronesise. Keshtu behet opozita me argumenta dhe fakte jo me batuta dhe sharje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *