• |
ide | kryesore

Kapen të tjera parcela me kanabis në Sarandë dhe Krujë

Lajme



Policia njofton sot se ka konstatuar dhe asgjësuar të tjera parcela të mbjella me bimë narkotike.

Rastet më të fundit, i përkasin parcelave të asgjësuara me kanabis, në Sarandë dhe Krujë.

Në Sarandë u asgjësuan 291 bimë kanabis dhe u shpall një 20-vjeçar në kërkim.

Në Krujë u asgjësuan 18 bimë narkotike.

Komisariati Policisë Sarandë

Më datë 04. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. Ç., vjeç 20, banues në fshatin Stjar, Delvinë, pasi dyshohet se në Bistricë, te “Syri i Kaltër”, u gjetën  dhe u asgjësuan 291 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për kapjen e tij. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 04.07.2018, nga kontrolli i ushtruar në fshatin Barkanesh, Bashkia Krujë, te “Prroi i Zaharisë”, territor i pyllëzuar, u konstatuan të kultivuara dhe u asgjësuan 18 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *