• |
ide | kryesore

Adi Krasta rikthehet në ekran, ku do ta shihni sezonin e ardhshëm

Paparazzi



Moderatori i njohur shqiptar, Adi Krasta, prej një kohe të gjatë nuk e kemi parë më në ekranin televiziv në prezantimin e një emisioni.

Ai u shfaq dhjetorin e kaluar për të moderuar festivalin e këngës në RTSH, por pas përfundimit të saj, ka patur sërish një mungesë të tij në televizion.

Tashmë që në nis sezoni i ri televiziv në shtator, duket se edhe Krastën do të mundet që ta shohim sërish në ekran.

Sipas “Iconstyle”, moderatori është në bisedime e sipër për të nisur një emision të ri në News 24.

Nuk është bërë ende e ditur se çfarë formati do të trajtojë emisioni i ri i Adi Krastës, por pritet që detaje të mëtejshme të zbulohen në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *