• |
ide | kryesore

Shembja e Teatrit/ Reagon për herë të parë Adi Krasta: 3 gjëra po na fyejnë rëndë

Lajme, Të fundit



Në një kohë kur Teatri është drejt shembjes, pasi projektligji nga qeveria është drejt miratimit, reagimet kundër sa vijnë e shtohen.

Mes atyre që janë kundër shembjes së godinës së Teatrit, është bashkuar dhe gazetari i njohur Adi Krasta.

Ky i fundit më anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se janë tre gjëra fyese në këtë rast: mungesa e sinqeritet dhe harbutëria e pushtetit, paligjshmëria dhe propagande e neveritshme.

Postimi i plotë

Ne rrethanat kur duket se qeveria dhe vizionari i vetëm i saj dhe i Tiranës, bashkë me të zellshmit e DEAL – ve, e kane marre vendimin për prishjen e ndërtesave se Teatrit Kombëtar (Trashëgimi Kulturore), ajo çfarë të fyen më shumë është:

1.Mungesa e sinqeritetit e veshur me harbutëri pushteti e këtij grupimi për të realizuar atë për të cilën tjetërkund e kohë më parë e kanë firmosur, në emër te haraçeve, babëzisë, delirit apo hakmarrjes e që pa asnjë dyshim nuk lidhet me përvuajtjen e mungesës së një teatri.

Teatri mund të ndërtohet i bukur e modern kudo tjetër ku nuk dëmtohet trashëgimia, kujtesa e sensibiliteti, qoftë edhe i një pakice. Shumica që vendos me votë politike është vetëshpallur sot si asnjehëre edhe si njohëse e arkitekturës edhe si njohëse e urbanistikës edhe si njohëse e aktrimit (sidomos aktrimit ) dhe me arrogancën e padijes vulos dhe çfarë është vlerë e çfarë jo për këtë vend.

2. Paligjshmëria apo shembja e paturpshme e çdo ligji që lejon një tjetër SHEMBJE. Atë të Trashëgimisë. Nuk është hera e parë. Këtë fat pati Stadiumi Qemal Stafa e këtë fat (nëse çmenden krejt) do ketë shume shpejt Muzeu Kombëtar e Galeria Kombëtare.

3. Propaganda e neveritshme qe po mpin reagimin edhe kur te mbyt me makinerinë e “fake news” rilindas-gjoja-leftist edhe kur te shan nga nëna e nga “robtë”.

Një qeveri që ngriti bunkere betoni si muze në mes të Tiranes, mund të shndërrojë në muze një teatër kombëtar – trashëgimi kulturore, në emër të frymëve që e mbajtën gjallë. Një qeverie të (pa)përgjegjshme dikush mund t’i kujtojë se Londra është e mbushur me ndërtesa teatrosh të vjetër që ndoshta nuk hynë as në listën e trashëgimisë së ligjëruar e që ju bien çatitë në mes të shfaqjeve e përsëri nuk shemben në emër të rrëmbimit të territorit. Teatrot e rinj janë ndërtuar modestë me përkushtim të sinqertë politikash kulturore e me donacione dashamirësish. Jo poshtë kullave e jo brenda tyre.



6 Comments

  1. Te lumte Adi!
    Kemi nevoje per sa me shume njerez publike te reagojne.
    Le te behet edhe teater i ri, nuk eshte prob aty, por qe te marrim teater te ri me 6 kulla, eshte e papranueshme.

  2. Z. KRASTA, e di si eshte puna? Flisni sa te doni tani qe vute cakallin dhe ujkun mbreter! Thjesht po vuani pasojat e zgjedhjes qe bete paea do vitesh……..

  3. Adi, ishin ca monstra si ty qqe ja njihnin delirin dhe e sollen ne “vemendje” te shqiptareve kete perbindesh.
    Bej nje “unzip” supkoshiences dhe kerko falje.
    Megjitheste faleminderit qe shkruan.
    Perdor fb tend dhe dergo nje ftese per solidaritet te gjithe friends.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *